Arratisja, prindërit e Reiz Haxhiraj:
Të kthehet në qeli të vuajë dënimin
Prindërit e Reiz Haxhirajt, i arratisur nga burgu i Drenovës, kërkojnë që djali i tyre të dorëzohet dhe të vuajë dënimin e marrë. Babai i tij, deklaron se ka 4 vite pa e parë të birin.
VLORË - Prindërit e Reiz Haxhirajt, i arratisur nga burgu i Drenovës, kërkojnë që djali i tyre të dorëzohet dhe të vuajë dënimin e marrë. Babai i tij, deklaron se ka 4 vite pa e parë të birin.
Kamera e A1 Report ka qenë mbrëmjen e djeshme në banesën e Reiz Haxhiraj, njërit prej 3 të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Në këtë banesë jetojnë prindërit Namik dhe Rabie Haxhiraj, bashkë me dy vajzat e tij, në lagjen Rexhepaj në Selenicë të Vlorës. Ashtu të shqetësuar dhe të përlotur ata i bëjnë thirrje reizit që të dorëzohet dhe të kthehet në qeli, pasi duhet të vuajë dënimin që meriton.
Namik Haxhiraj, 80 vjeç është babai i Reizit, i cili ndonëse prej 4 vitesh nuk ka asnjë kontakt me të birin i kërkon atij që kthehet në burg. “Siç dolën nga burgu, të hyjnë prapë. Ka 4 vjet në burg dhe nuk e kam takuaer asnjëherë. Reizi të kthehet sërish në burg dhe pajtohem me mendimin e Sajmir Tahirit i cili ka thënë se nëse nuk do të kthehen në qeli, do të jetë vonë për ta”, deklaroi babai i të arratisurit, Reiz Haxhiraj.
(Në foto: Namik Haxhiraj, babi i të arratisurit, Reiz Haxhiraj)Edhe nëna e tij Rabie Haxhiraj, tregon se komunikimi i fundit me djalin ka qenë para tre javësh në telefon i bashkohet me apelin e të shoqit. “Në prill jam takuar për herë të fundit, para tre javësh më mori në telefon dhe më pyeti për babain. Unë i thashë ti mbaro detyrën që ke atje, e qetësova duke i thënë se, janë të gjithë mirë. I bëj thirrje që të kthehet sa më parë në burg, të zbatojë edhe urdhrat e ministrit Tahiri”, thotë nëna e të arratisurit.
(Në foto: Rabie Haxhiraj, nëna i të arratisurit, Reiz Haxhiraj)Në Selenicë të Vlores ne lagjen Rexhepaj, me dy prindrit e Reizit jetojnë edhe dy vajzat e të arratisurit nga burgu. Siç tregojnë prindërit, Reizi ishte shumë i lidhur me vajzat e tij Anën dhe Katerinën.
Reiz Haxhiraj akuzohet për pengmarrjen e një polici, dhe plagosjen e vëllait të tij. Ai është dënuar po ashtu, edhe për tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë gjatë arrestimit të tij.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50