TIRANË - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një deklarate të bërë në ambientet e ministrisë, ku kishte mbledhur edhe të gjithë drejtuesit e burgjeve ka deklaruar se, mbrëmjen e djeshme janë arrestuar të gjithë punonjësit e policisë që ndodheshin në turn gjatë arratisjes së bujshme nga qelitë.

Gjithashtu është shkarkuar edhe drejtori i burgut Drenovë, Genci Postoli. Sipas ministrit, ngjarja e djeshme është shumë e rëndë dhe kjo ka treguar se sistemi i burgjeve është i kalbur, prandaj duhet një reformë në tërësi. Ndërkaq të gjithë punonjësit e turnit janë pezulluar.

JA 21 GARDIANËT E ARRESTUAR ME URDHËR TË PROKURORISË
Zbardhen emrat e 21 gardianëve të burgut të Drenovës në Korçë, të cilët u arrestuan pas arratisjes së 7 të burgosurve një ditë më parë. Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë, pasi janë të dyshuar për shpërdorim detyre.

1.       Altin Sula
2.       Shpëtim Peronka
3.       Sotir Tanushi
4.       Valdet Brahollari
5.       Ardian Lenollari
6.       Valter Gjalpi
7.       Jani Mitre
8.       Gjergji Këllëzi
9.       Bledi Hysolli
10.     Margel Rushani
11.     Riza Spahiu
12.     Ferdinand Delimoni
13.     Artan Larti
14.     Edmond Qarri
15.     Spartak Moka
16.     Bledar Kollçinaku
17.     Arben Fatka
18.     Luan Liçollari
19.     Terpo Gjamo
20.     Suzana Sejdarasi
21.     Luljeta Zvorani

TELEFONA NEPER QELI,  SHARKIME DHE PARALAJMERIME NE DISA IEVP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se në vazhdim të masave të marra gjatë kontrolleve të ushtruara së fundmi nga DPBSH përkatësisht në IEVP Rrogozhinë, Durrës, Fushë- Krujë, Vaqarr janë konstatuar sende të paligjshme, si telefona celularë dhe pije alkoolike.
Sa më sipër, në zbatim të përmirësimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë në IEVP-të e vendit, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë marrë këto masa administrative:
Largim nga detyra
1. Kryekomisar Arben Haxho, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Fushë- Krujë
2. Kryekomisar Besim Rama, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Rrogozhinë
3. Kryekomisar Albert Muça, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Durrës
4. Kryekomisar Behar Bregu, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Vaqarr
5. Drejtues Bardhyl Lloha, përgjegjës informacioni në DPB

Paralajmërim për largim nga detyra
1. Bardhyl Faskaj, Drejtor i IEVP Vaqarr
2. Astrit Kotaj, IEVP Durrës
3. Ramazan Hoxha, IEVP Fushë- Krujë
4. Ferdinand Doksani, IEVP Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh angazhimin e plotë në respektimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë në sistemin e burgjeve në të gjithë vendin. Kontrollet do të jenë intensive edhe në vazhdim dhe DPB do të jetë rigoroze në dhënien e masave të duhura, për të synuar drejt një sistemi sa më afër standardeve të kërkuara.
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)