41-vjeçar shqiptar Gentian Çipi në Serres të Greqisë është arratisur në mënyrë spektakolare, ndërsa transferohej nga burgu i Nigritës drejt spitalit.

Teksa operacionet për kapjen e tij dhe bashkëpunëtorëve në arratisjen e tij po vijojnë, mediat greke kanë publikuar foto të shqiptarit dhe kaën nxjerrë të dhëna të reja nga e shkuara e tij kriminale.

I arratisuri 41-vjeçar përshkruhet nga mediat greke si një kriminel mizor dhe i rrezikshëm, dhe sipas informacioneve ai ka qëlluar me armë zjarri më parë në Selanik, në mes të ditës. Ai po vuante dënimin për tentativë vrasjeje dhe trafik droge.

Konkretisht, ai u arrestua shtatorin e kaluar së bashku me dy bashkëkombës të tij, të moshës 24 dhe 31 vjeç, për tentativë vrasjeje kundër një 25-vjeçari, jashtë një mense në zonën e Pylaias të Selanikut. Në të njëjtën kohë, ai dyshohet se është i përfshirë në një organizatë kriminale që ishte aktive në importin dhe trafikimin e drogës.

Në hetimet që pasuan, u gjetën mbi 30 kilogramë kanabis, një kallashnikov, dy pistoleta dhe fishekë.


Lajmi kryesor:

Skenë filmash aksion, po e transportonin nga burgu në spital, arratiset shqiptari në Greqi! Persona me kallashnikov në dorë zënë në kurth policinë