Arrest kardiak, vdes Morosini
Ndalon i gjithë futbolli italian

Arrest kardiak, vdes Morosini <br />Ndalon i gjithë futbolli italian
MILANO - Një sulm i Pescara-s, vrapimi dhe rrëzimi i papritur për tokë: është kjo skena e tmerrshme protagonist i së cilës është Piermario Morosini, mesfushori i Livorno-s. Lojtari ra më fytyrë përpara, pre e konvulsioneve, ndërsa menjëherë lojtarë të të dyja ekipeve tërhiqnin vëmendjen e arbitrit Baratta i cili ndaloi lojën. Më pas ndërhyrja e mjekëve.

Ndërsa ambulanca hynte në fushën e lojës shumë futbollistë ishin në lot dhe me duart në kokë për çfarë po ndodhte. Gjatë transportimit për në spital Morosini ishte në gjendje arresti kardiak, shkruan Corriere.it. Gjendja e tij u duk menjëherë e rëndë. Futbollisti më pas ndërroi jetë në spital.

Piermario Morosini, 25 vjeç, ishte vendosur nga mjekët në koma farmakologjike për të lejuar aplikimin e një stimuluesi të jashtëm, bënë të ditur burime nga spitali i Pescara-s.

Gara mes Pescara-s dhe Livorno-s, e vlefshme për kampionatin Serie B në Itali, u pezullua menjëherë ndërsa më pas Federata italiane e futbollit urdhëroi pezullimin e të gjitha kampionateve.

Drejtuesit e Livorno-s ndodhen gjithashtu në spitalin e Pescara-s. “Jemi në pritje të lajmeve, lutemi dhe shpresojmë. Situata është shumë e rëndë”, kishte thënë përgjegjësi i zyrës së shtypit të Livorno-s, Paolo Nacarlo, para se të njoftohej vdekja e futbollistit. Lojtarët e ekipit toskan ndodhen në dhomat e zhveshjes, në lot e në gjendje të shokuar.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta