TIRANË - Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Artenc Shehun i cili akuzohet për vrasjen e saldatorit 60-vjeçar Gëzim Karaj më 28 gusht 2013 .
Gjyqtarja Vjollca Zaimi vlerësoi se arresti ishte i ligjshëm dhe pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Imeraj për masën e arrestit burg.
Nga ana e tij 31 vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, vetëm ka dhënë gjeneralitetet, duke ia lënë gjithçka në dorë të avokatit.
“Klienti im nuk ka patur qëllim vrasjen. Në trupin e viktimës nuk ka goditje, ndaj vrasja ishte pa dashje. Kërkoj një masë më të lehtë se arrest me burg pasi klienti im ka qenë pa precedentë penalë” - tha avokati Ardian Leka në emër të klientit të tij.
“Jam kundër. Eshtë vrasje me dashje prej dhunës”- ka thënë prokurori Erjon Imeraj duke kujtuar se për veprën penale të "vrasjes si pasojë e dhunës" Kodi Penal parashikon deri në 20 vjet burg.
Pasi dëgjoi pretendimet dhe mori provat, gjyqtarja u tërhoq për vendim duke pranuar kërkesën organit të akuzës për mbajtjen në burg të Artenc Shehut.
ASKUSH NE SALLEN E GJYQIT
Në seancën e sotme të gjyqit nuk ka qenë asnjë nga familjarët e Artenc Shehut. As e dashura e cila sipas hetimeve u bë shkaktare e këtij krimi. Në sallën e gjyqit nuk kanë qenë të pranishëm as familjarë të viktimës.
VRASJA ME 28 GUSHT
Krimi ka ndodhur mëngjesin e 28 gushtit pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60 vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili ka qëlluar 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekje. Sipas policisë viktima është goditur me grusht.
Ndërkaq ka reaguar edhe familja e viktimës, të cilët pretendojnë se Artenc Shehu ka qëlluar me levë mbi 60-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën më pas.

(Në Foto:Artenc Shehu sot ne gjykatë, duke marrë vlerësimin e masës së sigurisë)
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e saldatorit Gëzim Karaj