KUKES - Babai i Nderim Lushit nga Kukësi, i cili u ndalua nga policia si organizatori i protestës për faljen e debive dhe kamat vonesat, shprehet se djali i tij po mbahet në qeli padrejtësisht. 

Mevlan Lushi shprehet se atij nuk i është lejuar të takojë djalin e tij, por thekson se ai ka shenja dhune dhe i është mohuar e drejta e raportit mjekësor. Mevlan Lushi kërkon që shteti të zbatojë ligjin, ti japë djalit të tij të drejtat që i takojnë, pasi ai është i pafajshëm. 

Nderim Lushi është personi i cili u mor me forcë nga policia, si organizator i protestës së pak ditëve më parë, i cili nuk kishte leje për këtë aktivitet.