Dinamika
I ndaluari i parë, 41 vjeç, po dilte nga apartamenti dhe u gjet me çelësat në dorë që i mundësuan agjentëve të hynin në shtëpi. Gjatë kontrollit erdhi edhe 42 vjeçari dhe u arrestua edhe ai. Dy shqiptarët shpërndanin drogë në zonën e quajtur Baggio, u kishte skaduar pasaporta dhe tani shtëpia ku jetonin po kontrollohet imtesisht. Gjatë arrestimit një polic mbeti i plagosur lehtë. Shqiptarët në fjalë ishin të dy punonjës sigurie në lokalet e natës. Policët ndodheshin në zonë pasi kishin marrë disa sinjalizime nga shitësit dhe banorët dhe kur panë shqiptarin 41 vjeçar që po dilte nga shtëpia iu afruan por truproja, i cili ndoshta ishte një njohës i mirë i arteve marciale të përziera, reagoi me forcë duke u shakktuar trauma të lehta fizike dy agjentëve përpara se të prangosej. Gjatë kontrollit në shtëpi që mundësoi gjetjen e drogës dhe të 1 mijë eurove që ishin fshehur në tenxheret e kuzhinës, hyri në shtëpi edhe shqiptari tjetër, i cili nuk e kishte vënë re praninë e policisë në shtëpi.
[gallery]24901[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com
FOTO











