Nga analiza 9 mujore e prokurorisë, Adriatik Llalla kërkon dhe njëherë nga vartësit e tij intensifikim të hetimeve për veprat penale të korrupsini e krimit të organizuar.
Ndalur tek zhvillimet e fundit të aktualitetit ku përfshihet letra e Spartak Brahos për një destabilitet të rendit dhe komplot ndaj kreut të parlamentit Ilir Meta, Llalla mësohet se i ka garantuar njësisë task forcë mbështetjen e insitutcionit që ai drejton.

Ndërkaq burime nga ky takim, sqaruan për ReportTv se nuk ka munguar dhe kërkesa për të mbyllur sa më shpejt këtë hetim, e cilido që ka konsumuar një krim të arrestohet, mësohet të ketë mbyllur takimin kreu i akuzës shqiptare.

Po ashtu prokuroria sqaron se Llalla ka kërkuar nga vartësit e tij në rrethe penalizimin e cdo prokuroria apo oficeri të policis gjyqësore i cili shkel afatet dhe zvarrit hetimet.

Redaksia online
(S.m/sjqiptarja.com)