Arrestimet e Gjutajve për tritolin
Familjarët:Politike!Policia bën terror     

TIRANE - Të afërmit e tjerë të familjes Gjuta kanë treguar për televizionin A1 Report, kontrollet e ushtruara nga ana e policisë në banesat e tyre, pas arrestimit të Muhedin Gjutës dhe nipit të tij Pajtim Gjuta si dhe shpalljen në kërkim të Baftjar Brukës, të dyshuar si autorë të vendosjes së tritolit ndaj familjes së ministrit Tahiri.
 
Selam Gjuta, vëllai i Muhedin Gjutës dhe i ati i Pajtim Gjutës, shprehet se mbrëmjen e djeshme, 20 policë kanë ushtruar kontrolle dhe terror në banesën e tyre pa dhënë asnjë shpjegim se për çfarë bëhet fjalë.
 
Sipas tij uniformat blu kanë përdorur edhe lëndë helmuese në banesë, çka sipas tij bëri që nëna e tyre të sëmuret.
 
Selam Gjuta: Rreth orës 1 e gjysëm të natës, kanë ardhur mbi 20 policë, 70-80% me maska. Erdhen tek shtëpia, thirrën dola unë i zhveshur siç isha në krevat, mora një bluze. Çfarë ka ndodhur ju thash? Më thanë kontroll. Kush është vrarë thashë, kemi vrarë kënd, kemi bërë gjë?! Kontroll mos lëviz. Deri në orën 4:00 kontroll, u çuan fëmijët duke bërtit u sëmur edhe nëna. I ra të fikët, se hodhën një lëndë helmuese, që digjte në fyt, madje kishin paralizuar edhe qenjtë e shtëpisë. Për 2 orë e gjysëm, terror në shtëpi. 
Gazetari: Çfarë kërkonte policia?! 
Selam Gjuta: Armatim, na bllokuan edhe telefonat, i vunë prangat vëllait edhe çunit tim, dhe po kërkonin në të gjithë shpinë. 
Gazetari: Pajtimin për çfarë e kanë ndaluar?!
Selam Gjuta: Nuk di gjë deri në këtë sekondë. Ju thashë çfarë ka, mos kemi vrarë ndonjëri nga njerëzit tonë, s’të duhet gjë më thanë ne do bëjmë kontroll, diku ishte një derë e thyer, diku një derë e hapur. Hapen garazhin e makinës, këputën celësin nuk di cfarë të them. Policia në përgjithësi duhet të jetë në mbrojtje të qytetarëve, kurse këto kanë qenë komplet terrorizues. Se çfarë kemi bërë unë akoma nuk e di. Madje ndalova njërin në mënyrë private dhe i thashë trego cfarë ka ndodhur se jam në ankth, dua të di cfarë ka ndodh dhe më tha se nuk të duhet gjë ty. Atëherë nga ora 4 u sëmur nëna nga helmet, dhe më morën në polici pastaj më thanë rri më nënën ti. Dy orë ka ndejtur nëna në oksigjen sepse nuk kishte frymarrje.

familja gjuta
 
Ndërkohë për Vexhi Gjutën, vëllain e Vladimir Gjutës të shpallur në kërkim, aksionet e policisë, si dhe arrestimet e familjarëve të tyre kanë vetëm prapavijë politike. Duke folur për A1Report, Vexhi Gjuta u shpreh se kontrollet dhe arrestimet e policisë, vijnë për shkak se ata janë të djathtë.

“Ky nuk është rasti i parë që po bëhet kundrejt nesh, ky është rasti i 4-5 që bëhet kunder familjes Gjuta. Kto janë probleme politike dhe po bëhen gjëra që nuk duhen të behen në një vend demokratik, merren makina dhe konfiskohem, bëhën ca gjëra që nuk ndodhin kund. Merren makinat nuk bëhen as procesverbal. Thonë vjen urdhëri nga lart se kush është lart nuk e di. I kemi njoftuar të gjithë se po bëhet dicka e jashzakonshme kundrejt nesh, ja tani shtëpia e vëllajt kemi dy fugona policie, nuk e merr vesh kush se cfarë bëhet. Mesa duket, 99% vetem probleme politike sepse ne jemi të djathtë, e gjitha kjo është poshtërim që na bëhet, me dokumentacione të rregullta vijnë edhe e vendosin skenë krimi.” tha Vexhi Gjuta

familja gjuta

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua