Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur urdhër-arrestet e SPAK për Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Kryamdhi tha se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim rezulton i përfshirë edhe në shumë 'afera' të tjera. Sipas Kryemadhit, Zoto ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Bashkia e Rrogozhinës.
"Korrupsion i tmerrshëm dhe i frikshëm i Edi Ramës. SPAK, përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos, do shohim që çështja e grupit të strukturuar kriminal ka edhe disa këmbë të tjera. Më 27 prill të 2020, Klodian Zoto ka marrë 9 mln euro për landfillin e Vlorës, ku deri më sot asnjëri nga ne nuk ka dëgjuar asgjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar publikisht dhe në aspektin dokumentiv. Zoto në 2016 ka marrë 1 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, 320 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 650 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 2 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, të gjitha pa TVSH. Ka marrë 6.7 mln dollarë nga OSHE për vendosjen e matësve. Në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, nga Bashkia Rrogozhinë 1.2 mln dollarë, nga OSHE 2 mln dollarë, nga Ministria e Mirëqenies Sociale 1 mln dollarë. Kompania e inceneratorëve që deri më sot ne themi janë 430 mln euro, shkon më shumë se kaq sepse mos u çudisni kur të na dalë edhe në spitale Klodian Zoto, në bankat e shkollës, në mbjelljen e specave dhe domateve, në avionët që lëvizin në qiellin tonë. E them me ironi sepse çdo hetim, nëse do kishte vërtetësi, do të ishim sot në kushte të tjera. Vazhdojmë të kemi kontrata të tjera jashtë fushës së veprimtarisë së incveneratorëve. Merret edhe me ndërtim rrugësh dhe është bërë në shtator të 2020. Ne do vazhdojmë ta zbardhim më tej këtë grup të strukturuar kriminal dhe sot qytetarët janë koshientë në atë se çfarë po ndodh. Qeveria paguan në vit pandemia me mln euro përveç inceneratorëve edhe për ndërtime shkollash që nuk i shikojmë, apo ndërtim, vetëm për Klodian Zoton", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Basha: Programi ynë ekonomik zgjidh problemet që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare
16 Janar, 15:30
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në SPAK për rreth 1 orë: Dhashë disa shpjegime shtesë nga kallëzimi i 2023-shit
15 Janar, 10:07