Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama

Ish-kryetarja  e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka përshëndetur arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorëve, por theksoi se nuk mjafton.  Në një deklaratë për mediat. Tabaku theksoi se SPAK duhet çojë para drejtësisë personat me pushtet politik, teksa akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si 'koka e kësaj afere korruptive'.

Për Tabakun, veprimet e deritanishme të SPAK janë të pamjaftueshme dhe hetimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, hetimet për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të bashkohen pasi personat e përfshirë i kanë kryer veprimet bashkarisht.  

"Sot kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimi të inceneratorëve, por kjo nuk është e mjaftueshme. Pas një pune hetimore 4 mujore, 11 kallëzimeve të dorëzuar nga PD në SPAK, pas një raporti prej 120 faqe, që tregonin lidhjen shkak-pasojë në aferën korruptive 430 mln euro, me përfshirjen direkte të Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë e duke përsëritur akuzat ndaj Lefter Kokës e Klodian Zotos. Kaq nuk është e mjaftueshme. Presim që SPAK të tregojë guxim e të reagojë dhe ndaj njerëzve me pushtet, të kalojë përtej pushtetit politik e të kryej detyrën për të cilën e kemi votuar. Në gjykimin tonë është i pamjaftueshëm dhe duhet të vazhdojnë hetimet. Ne gjykojmë që çështjet e inceneratorit të Fierit, Tiranës dhe Elbasnait duhet të trajtohen sëbashku pasi personat e përfshirë kanë marrë vendimet sëbashku. Në çështjen e inceneratorit të Fierit, që të jetë e plotë, duhet të vazhdohet edhe me Armando Subashin. Kërkesa jonë për t'i trajtuar të tre inceneratorët të përbashkëta lidhet me faktin se këta persona i kanë kryer veprimet bashkë. Askush nuk mund të deklarojë sot fitore sa kohë që personat me përgjegjësi politike akoma nuk ndodhen para drejtësisë dhe kjo është thirrja ime për SPAK. Duhet të bashkohen hetimet për Tiranë, Elbasanin dhe Fierin", tha Tabaku.

Po ashtu për aksionin e SPAK ka reaguar edhe ish-kryedemokrati, Lulzim Basha i cili tha se këto arrestime janë rezultat i punës së PD. Sikurse Tabaku, edhe ai shton se vetëm këto masa nuk mjafton por duhet të dënohen përgjegjësit kryesorë që sipas tij janë ministrat dhe kryeministri Rama.

SPAK ka ekzekutuar 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë janë lëshuar edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 janë masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë  Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Arrestimet e SPAK për Inceneratorët, Kryemadhi: Klodian Zoto i përfshirë dhe në shumë afera të tjera! Ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Mirëqenies Sociale dhe Bashkia Rrogozhinë

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur urdhër-arrestet e SPAK  për Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Kryamdhi tha se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim rezulton i përfshirë edhe në shumë 'afera' të tjera. Sipas Kryemadhit, Zoto ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Bashkia e Rrogozhinës.

"Korrupsion i tmerrshëm dhe i frikshëm i Edi Ramës. SPAK, përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos, do shohim që çështja e grupit të strukturuar kriminal ka edhe disa këmbë të tjera. Më 27 prill të 2020, Klodian Zoto ka marrë 9 mln euro për landfillin e Vlorës, ku deri më sot asnjëri nga ne nuk ka dëgjuar asgjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar publikisht dhe në aspektin dokumentiv. Zoto në 2016 ka marrë 1 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, 320 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 650 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 2 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, të gjitha pa TVSH. Ka marrë 6.7 mln dollarë nga OSHE për vendosjen e matësve. Në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, nga Bashkia Rrogozhinë 1.2 mln dollarë, nga OSHE 2 mln dollarë, nga Ministria e Mirëqenies Sociale 1 mln dollarë. Kompania e inceneratorëve që deri më sot ne themi janë 430 mln euro, shkon më shumë se kaq sepse mos u çudisni kur të na dalë edhe në spitale Klodian Zoto, në bankat e shkollës, në mbjelljen e specave dhe domateve, në avionët që lëvizin në qiellin tonë. E them me ironi sepse çdo hetim, nëse do kishte vërtetësi, do të ishim sot në kushte të tjera. Vazhdojmë të kemi kontrata të tjera jashtë fushës së veprimtarisë së incveneratorëve. Merret edhe me ndërtim rrugësh dhe është bërë në shtator të 2020.  Ne do vazhdojmë ta zbardhim më tej këtë grup të strukturuar kriminal dhe sot qytetarët janë koshientë në atë se çfarë po ndodh. Qeveria paguan në vit pandemia me mln euro përveç inceneratorëve edhe për ndërtime shkollash që nuk i shikojmë, apo ndërtim, vetëm për Klodian Zoton", tha ajo.

Ora 12:56
Këlliçi: SPAK ka arrestuar shërbëtorët e përgjegjësve të vërtetë! Votova kundër raportit të komisionit hetimor pasi nuk u bë transparencë

Për arrestimet e SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit ka reaguar edhe Belind Këlliçi i Grupit të Rithemelimit. Ai tha se në fakt janë arrestuar shërbëtorët e përgjegjësve të vërtetë që sipas tij janë Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe Agaçi.

“Përgëzojë punë  e komisionit hetimor dhe bashkëpunimin me partitë opozitare në mënyrë të veçante LSI dhe çdo demokrat dhe çdo opozitar e deputete që ka ngritur zërin për këtë aferë. Sot SPAK ka lëshuar një seri urdhër arrestimesh, por për shërbëtorët e përfituesve të vërtetë nisin me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetajn dhe Engjell Agacin, por kreu i vjedhjes është inceneratori i Tiranës me përgjegjës është Erion Veliaj.  Afera e inceneratorëve na ka bërë të njohur me një vjedhje që ka thyer rekord botëror. Uroj që drejtësia të bej një herë të vetme drejtësi. Nuk është një lajm i gëzueshëm, është momenti për të ngritur zërin për të kërkuar që Rama, Veliaj, Ahmetajn, Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe të shekullit”, tha ai.

Këlliçi foli edhe për votën kundër të raportit të PD të Komisionit Hetimor për inceneratorët ku tha se kjo ndohdi pais atij nuk iu bë transparencë dhe nuk iu morr mendimi për raportin dhe pasqyruar gjetjet e tij.

“Kam votuar kundër. 100 herë i vendosur në atë situatë do të vendosja kundër. Nuk kishte transparencë dhe nuk më është dhënë mundësia të jepja mendimin tim’, shtoi ai.

Ora 11:17
Arrestimet për inceneratorin e Fierit, Basha: Rezultat i punës së PD, por nuk mjafton, duhet të dënohen përgjegjësit kryesorë të kësaj afere ministrat dhe Rama

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i PD, dhe këtë e ka bërë për arrestimet që u bënë për inceneratorin e Fierit. Basha tha se këto arrestime janë rezultat i punës së PD për aferën e inceneratorëve, ndërsa shton se vetëm këto masa nuk mjafton por duhet të dënohen përgjegjësit kryesorë që sipas tij janë ministrat dhe kryeministri Rama.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura