Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Berisha: Autorët kryesor të kësaj vjedhje janë Ilir Beqja dhe Edi Rama! PD: Të hetohen

Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për mediat ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, mes tyre për ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Për Sali Berishën autorët kryesorë të kësaj vjedhjeje janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Sipas Berishës, Beqaj ka firmosur hapjen e procedurës së koncesionit 10-vjeçar të sterilizimit dhe ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në garën false të koncesionit të emigrantit me një kompani që kishte të punësuar veten dhe një tjetër.

Ilir Beqaj ka firmosur kontratën, në të cilën në shkelje flagrante të ligjit, janë lënë të hapur jo vetëm dritaret, por edhe dyert për të vjedhur dhe vjedhur sa më shumë. Ilir Beqaj, i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut, aparaturën më moderne të sterilizimit dhe të gjithë logjistikën e saj. Qeveria me paratë e buxhetit bleu 1.7 milionë euro një aparaturë ultramoderne të sterilizimit.

Ajo nuk u vu në përdorim dhe u pa se duheshin dërguar teknikë dhe inxhinierë për specializim. Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion. Për një set veglash që nevojiteshin për një operacion, çmimet shkonin në stratosferë. Nëse ti në këtë operacion të thjeshtë, të nevojiteshin tre vegla, do paguaje aty 30 sepse të tillë të sillnin setin.’- u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, SPAK e ka mbrojtur Ilir Beqajn. Berisha tha se nuk ka parë një firmë të Edi Ramës, por shtoi se ai i ka dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, duke dalë nga studio në studio si sharlatan dhe thoshte se janë operuar njerëz me pinca dhe gërshëre më një krah.

‘Pra, këtu janë arrestuar disa, të gjithë e meritojnë, nuk ka asnjë diskutim, por kryesor në këtë vjedhje të dytë të shekullit është Ilir Beqaj me firmat e tij, është Edi Rama me mbrojtjen e tij. Nuk kam parë firmë të Edi Ramës, por ka një problem. Lexova aktakuzën, prokurori thotë me të drejtë se ky Rrjepaj ka bërë mashtrim me pasoja të rënda. Po Edi Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, kalonte nga studio në studio si sharlatan dhe thoshte se janë operuar njerëz me pinca dhe gërshëre më një krah. Ai që ka dy pare mend, nuk mund të dalë kurrë me një pozë të tillë.’- tha Berisha.

Sipas Sali Berishës, kushdo që pret se do të ketë një hetim, se drejtësia do të bëhet jashtë regjisë, mashtron veten.

‘Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi, totalisht me regji. Ndaj dhe duhet të ngrihemi, sepse në dy vjedhjet e shekullit, autorët kryesore të tyre, qëndrojnë të pacenuar. Qëndrojnë të sigurt dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’u mashtrojnë.’- tha Berisha.

Për Partinë Demokratike, hetimet e SPAK, dëshmojnë se denoncimet që kjo forcë politike ka bërë për koncensionin e sterilizimit kanë qenë të vërteta. Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, tha se inkurajon SPAK që të hetojnë të gjithë zinxhirin e skemës korruptive, që sipas saj arrin deri te kryeministri Rama. 

SPAK ka formuluar akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 15:48
    Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017

    1692359214_berisha.jpg

    Sali Berisha ka deklaruar se arrestimet e ish-zyrtarëve nga SPAK për shpërdorim detyre dhe mashtrim me koncesionin e sterilizimit, janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Berisha tha se Beqaj ka paguar 300 mijë euro në 2017 për mbylljen e dosjes.

    “Deri sot, arrestimet janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Kapaku i kësaj është Ilir Beqaj. Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.

    Natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin. Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë. Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.

    Nuk është SKAP-i ai që ka meritën e vazhdimit të hetimit. Përkundrazi, SKAP-i e mbrojti Ilir Beqën. Është gjykatësi, ç’është e vërteta, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqën.

    Pse e ka bërë? Se edhe atë, ndërgjegja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë gjer të fundit është Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohem. Vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast. Askush tjetër nuk mund ta bëjë”- tha Berisha.

    Ora 14:37
    Koncesioni i sterilizimit, PD: SPAK të hetojë Ramën, Beqajn e Manastirliun

    1691502621_mirelakarabina.jpg

    Për Partinë Demokratike, hetimet e SPAK, dëshmojnë se denoncimet që kjo forcë politike ka bërë për koncensionin e sterilizimit kanë qenë të vërteta. Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, tha se inkurajon SPAK që të hetojnë të gjithë zinxhirin e skemës korruptive, që sipas saj arrin deri te kryeministri Rama. 

    "Struktura e Posaçme Antikorrupsion ditën e djeshme lëshoi 8 urdhër – arreste për politikanë dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion me akuzën: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim, veprime të kryera gjatë procedurës së dhënies me koncesion të sterilizimit të pajisjeve kirugjikale. Tashmë publiku po sheh qartë se korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publikë është kthyer në një fenomen të qeverisë Rama, pasi zinxhiri i përfshirjes është në gjithë qelizat e qeverisjes dhe shtetit.

    Hetimi i thelluar profesional i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dëshmon katërcipërisht atë që Partia Demokratike dhe kryetari i saj z. Lulzim Basha kanë denoncuar që më 2016-ën mbi korrupsionin dhe mashtrimin në lidhje me këtë koncesion, ku biznesmeni Ilir Rrapaj me 8 mijë euro kapital mori 83 milionë euro tender të koncesionit të sterilizmit. Kontrata e Partneritetit-Publik-Privat në këtë koncesion parashikon sterilizim të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. Dhe për një set kirurgjikal, koncensionari në Shqipëri paguhet plot 190 euro, krahasuar me 0.8 euro në Gjermani apo 3 euro në Turqi.

    E gjitha kjo është dëshmi e babëzisë së pamasë të kësaj qeverie dhe e korrupsionit të thellë i cili ka vënë në lojë dhe rrezik shëndetin e qytetarëve. Partia Demokratike jo vetëm e ka denoncuar por dhe e ka kallëzuar penalisht në SPAK koncesionin korruptiv të sterilizimit, hetimet e të cilit po dëshmojnë këtë abuzim galopant të Ministrisë së Shëndetësisë,  sikundër edhe abuzimin historik me vjedhjen e fondeve publike ne shëndetësi përmes  Check-up (kontroll). Partia Demokratike përshëndet institucionet SPAK dhe GJKKO për këtë aksion kombëtar të vënies para drejtësisë të politikanëve e zyrtarëve të lartë dhe klientëve të tyre si shkelës të ligjit por, gjithashtu, i inkurajon këto institucione t’i shkojnë deri në fund hetimit, deri tek burimi i kësaj skeme korruptive e rrënuese për interesin publik, tek Edi Rama (Kryeminstër), Ilir Beqja (ish-Ministër i Shëndetësisë) dhe Ogerta Manasterliu (Ministër i Shëndetësisë).

    Partia Demokratike mbështet dhe do të mbështesë dhe në të ardhmen pa asnjë rezervë SPAK dhe GJKKO për hetimin e plotë të kësaj afere korruptive dhe të tjerave në sektorin e shëndetësisë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Qytetarët shqiptarë meritojnë të kenë drejtësi ku përmes kontrollit dhe balancës institucionet përkatëse të çojnë para papërgjegjësisë këdo që abuzon me ligjin në kurriz të shëndetit të qytetarëve, qoftë ky dhe kryeministër apo president i vendit", tha Karabina.

    Ora 12:37
    Arrestimet për ‘sterilizimin’, Meta: Rama dhe Rilindja e kanë pasur strategji vjedhjen me koncesione

    1692186075_meta.jpg

    Ilir Meta ka reaguar sërish për koncesionin e sterilizimeve. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Edi Rama dhe Rilindja e kanë pasur si strategji vjedhjen me koncesione.

    “Janë qindra e qindra milionë euro dhe kjo ka qenë një strategji e qëllimshme e Rilindjes, ka qenë një vullnet politik i saj për të shpikur koncesionet si një formë spekulative për të vjedhur paratë publike. Lëvizja Socialiste për Integrim që në fillim ka qenë e shqetësuar për çështjen e koncesioneve dhe në vitin 2014 ose 2015, kemi paraqitur një projektligj që të vendoseshin filtrat e domosdoshëm për të frenuar këtë vrull të jashtëzakonshëm që kishte ndërmarrë Rilindja për të dhënë çdo gjë me koncesion, për të shkatërruar çdo shërbim publik. Ja ku është shëndetësia falas sot. Ku është shëndetësia falas sot? Tmerr,” shkruan Meta. 

    M.Q./S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 19/08/2023 03:39

      /GRUPI/,edhe Rama nuk bie me poshte se keta.Kush dha O.K.per kullen e Shtufit?-A nuk ishte Rama?! Para ca ditesh korporata e energjise kishte blere energj per muajt e veres per shkak te thatesires e megjithate po u paguani renten me ane te taksave qe do ua rrisin me bekimin e Rames,per dy anije qe prodhojne energji, qe u morren me qira po me bekimin e Rames.Skandali me i fundit me sterilizimin a nuk ben pjese te PPP qe BE,FMN,etj i kane kritikuar,vene ne dyshim e paralajmeruar e megjithate jane aktive po me bekimin e Rames.Dhe eshte po ky Rame qe kur vjen pastaj casti e zbulohen pazardheqet e pislleqet qe dalin prej tyre,ben te virgjerin e te pafajshmin edhe pse bota i ka bere verejtje per PPP?! Rama nuk ndryshon nga Likja e Sala.Te tre jane njelloj.

      Përgjigju
    • Grupi: 18/08/2023 13:29

      Like Floriri dhe Sali Gerdeci jane engjej. Ata nuk kane vjedhur, nuk kane grabitur dhe nuk kane vrare askend. Likja punon per zotin dhe ka punesuar Monen si Dr.Zeqo Pilafi. Saliu punon per zotin por eshte shpk duke punesuar Shkerdhenin, Arguten, Jamarberin, Rahman Selmanllarrin, Ilir Shtufin, Allajbeun etj. Keta te dy nuk dind gje nga i vijne parate e krimit, keta vetemi futin ne xhep.

      Përgjigju
    • Tata: 18/08/2023 12:59

      Ja keta qe kan bere me djersen e tyre milionat. Ta dinin sa urrehen sdo beheshin me te gjalle

      Përgjigju
    • Tata: 18/08/2023 12:58

      Ore,po nuk ishin te partise tende keto hajdute siç je dhe ti? Dikush do trembet e do thote sa ke marre nga ata per detyren qe u ke dhene. Maskara njeri,i ndyre dhe i peshtyre,qe tu shofte rraca koktrekendesh mali

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    ‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

    ‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja