TIRANE-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbështet operacionin e SPAK-ut që vendosi në pranga drejtorin e tatimeve në Korçë dhe një specialist.
"DPT mbështet maksimalisht operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korçë.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve përshëndet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë. Sot, është vënë në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mori masa të menjëhershme për delegimin e detyrave të Drejtorit Rajonal.
Ky akt, është shembull i pastër i vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit.
Mbeshtetja e Policisë së Shtetit ndaj strukturave tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit nuk ka munguar asnjëhërë dhe ka qenë gjithmonë efikase. Ne, jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në administratën tatimore sic jemi të vendosur për të luftuar evazionin fiskal të bizneseve që kërkojnë ti shmangen detyrimeve ligjore.
Ky do të jetë prioritet, derisa të pastrohen të gjithë figurat të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të qytetarëve shqiptare. Barazia ndaj ligjit eshte principi themelor që i shërben ndertimit të një shteti ligjor dhe funksional, ndaj i ftojmë të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë cdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.
Ne jemi të vendosur të punojmë për ndërtimin e një Administrate Tatimore Moderne në shërbim të Tatimpaguesve" mbyllet deklarata.
Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe një specialist Stjuart Bardhoshi u arrestuan ditën e djeshme me akuzën e korrupsionit. Një muaj hetime, të drejtuara nga SPAK zbuluan skandalin dhe janë siguruar prova të shumta se Tontonozi së bashku me Bardhoshin kanë marrë ryshfet nga disa biznese për të mos kryer kontrolle për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor 2024, 14:45
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor 2024, 15:29
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor 2024, 11:30
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Turizmi premtues, po evazioni?! Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?
17 Qershor 2024, 15:16
-
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
28 Prill 2024, 14:10
-
Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
25 Prill 2024, 15:55
Une kam nje problem:e kam te veshtire te besoj se mund te kene mbetur te ndershem ne shqiperi qe te zevendesojne keta te korruptuar qe jane me qindra e mijera!Ka 30m vjet qe fabrika me e madhe e korrupsjonit qe ka pasur vendi ndonjehere prodhon njerez te tille!Dhe nuk duket drite ne fund te tunelit!
PërgjigjuCfare fytyre prej ordineri...keta jane militantet me te cilet partite politike po shke*dhejne kete vend...
Përgjigju