-
Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4 Dhjetor 2020, 16:39 -
Ryshfet për të mos bërë kontrolle/ Lihet në burg drejtori i Tatimeve në Korçë dhe specialisti
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot masat e sigurisë për drejtorin e Tatimeve në Korcë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest me burg me akuzën e korrupsionit.
29 Gusht 2020, 15:55 -
Morën rryshfet për të mos ushtruar kontrolle në disa biznese, arrestohet drejtori i Tatimeve në Korçë dhe një specialist
Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe një specialist Stjuart Bardhoshi janë arrestuar ditën e sotme me akuzën e korrupsionit. Një muaj hetime, të drejtuara nga SPAK kanë zbuluar skandalin dhe janë siguruar prova të shumta se Tontonozi së bashku me Bardhoshin kanë marrë ryshfet nga disa biznese për të mos kryer kontrolle për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.
27 Gusht 2020, 17:36