Ish-paraushtarakët shqiptarë vijojnë të lëshojnë paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke lënë të kuptohet se mund të ndërmarrin veprime në përgjigje të arrestimeve.
Reagimi vjen pas arrestimit të 8 shqiptarëve në Luginën e Preshevës më 4 maj nën akuzën për krime lufte si dhe armbëmbajtje pa leje si dhe arrestimeve në Maqedoni në kuadër të hetimeve për vrasjen e pesëfishtë në Shkup.
"Dy duar për një kokë, themi ne. Nuk ka asnjë alternativë tjetër," tha për SETimes, Jonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit (UÇPMB).Musliu tha se një zgjidhje paqësore është e preferueshme, por nuk ka vullnet në Beograd për një të tillë. "Beogradi mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë problemet me përdorimin e forcës."-ka deklaruar Musliu. Sipas tyre shqetësimi më i madh i tyre është paralajmërimi nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç se veprimet e policisë do të vazhdojnë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com