Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, Rama: Mesazh i qartë! S’janë goditje elektorale siç thotë liberali i djathtë në burg

Kryeministri Edi Rama ka folur në Fier për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku iu vunë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha si edhe mjekut Edvin Prifti. Rama thotë se këto nuk janë goditje elektorale siç janë hedhur akuza. Rama ka ironizuar dhe deklaratat e fundit ku thuhet se mjeku Prifti i cili akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe iu kap një sasi e madhe parash, është goditur për shkak të bindjeve të djathta.

Çështja është që të krijojmë triumfin e drejtësisë në sistem. Pastrimi i llumit që ishte në drejtësi nuk është fjalë goje. Vettingu ka bërë një pastrim radikal. Ka akoma. Sot me sigurti ka ndodhur ndonjë krim në ndonjë gjykatë. Por ama ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme. Një gjykatëse përfaqësuese e këtij llumi është sot para hekurave.

Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja sështë fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet. Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se çlidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta. Duhet të jemi më të inkurajuar sot se çishtin 7 vite më parë. Me të gjitha vështirësitë e veta procesi pe ecën me një ritëm që nuk është ritmi  që duan shqiptarët”, tha Rama.

Kujtojmë se mjekut Edvin Prifti iu sekuestruan nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë. Prifti ka kërkuar që ti hiqet arresti me burg si dhe që ti kthehen lekët e sekuestruara të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove, pasi sipas mjekut janë kursime familjare, të ligjshme dhe jo prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet.


Lajmi kryesor:

Rama në Fier: 50 turq dhe 320 shqiptarë do punësohen në spital! Mandatin e tretë, sjellim universitete me 'nam', pagë deri në 40 mijë lekë pa taksa


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI