Iu sekuestruan 380 mijë euro, mjeku Edvin Prifti në Apel: Më lironi nga burgu! T'i kthehen lekët gruas, janë të ligjshme nga kursime familjare

Zbardhet kërkesa në Gjykatën e Apelit e mjekut të arrestuar Edvin Prifti i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest me burg dhe lehtësimin e saj në detyrim paraqitje. Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Prifti gjithashtu ka kërkuar që ti kthehen lekët e sekuestruara të cilat kapin vlerën e 380 mijë eurove, pasi sipas mjekut janë kursime familjare, të ligjshme dhe jo prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet.

"Ti kthehen Enida Pristit të hollat  e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova materiale ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe diferenca eventuale, kursime familjare të për cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë", thuhet në kërkesën e siguruar nga Report Tv.

Nga ana tjetër, sa i përket parave të gjendura në shtëpi e në zyrë, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se këto para nuk janë nxjerrë prej tyre. Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saj dhe se i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende.

Ditën e djeshme Report Tv mësoi se SPAK i kishte sekuestruar mjekut edhe një bllok me shënime të emrave të pacientëve dhe bashkangjitur tyre edhe shumat e parave që ka marrë. Në këtë bllok variojnë shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro. Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit. Sakaq në SPAK kanë mbërritur denoncime të tjera në drejtim të Priftit nga të afërm të pacientëve se u ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së operacioneve. Mirëpo, edhe Prifti ka denoncuar më herët një qytetar nga Lushnja me pretendimin se e shantazhonte.

Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por menjëherë më pas avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 19/02/2021 00:02

    MOS HYR ATY O TRIM,,,E HONGRI TRIMI...

    Përgjigju
  • ore malukater: 18/02/2021 20:12

    Çdo gje tani eshte bere lesh e li. Vetem para e vetem para me çdo kusht e me çdo menyre. Kane ikur nga fiqiri qe te gjithe... Vate kjo pune, kaq e pati...

    Përgjigju
  • Mashkullori: 18/02/2021 17:32

    Moderator! Perse nuk e boton komentin tim?

    Përgjigju
  • Like: 18/02/2021 15:38

    Vertete jane kursime familjare por te atyre familjeve qe i kane hequr nga buka e gojes dhe te kan paguar ty per nja pune qe te paguante shteti. Dhe ky eshte gabimi ne Shqiperi qe mjeket punojne majtas djathtas. Po te mos punoje ne shtet nuk e di si do ti gjeje ata paciente per ti operuar. Dhe po te ishte pak i ndershem se humanizmi ka humbur fare nuk ja vidhje te varferve dhe hallexhinjve keto leke. Rri i qete ne qeli dhe shikoje cfare do te thote tu heqesh njerezve buken e gojes

    Përgjigju
  • Lui: 18/02/2021 14:53

    Aman doktor, ma jep dhe mua ate ilacin qe te kursej dhe une te pakten gjysmen e atyre qe ke kursyer ti.

    Përgjigju
  • Free: 18/02/2021 13:41

    Kursime familjare 380 mije euro. Fute dhe gruan ne kte sajese se mire e ke. Hajde loqke se do e shohesh diellin me orar pis i ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?