Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Kompania që fitoi tenderin për kanalin ujitës s'kishte paguar taksat në shtet, mungesë të mjeteve të punës

TIRANË- Kompania e cila ka fituar tenderin sipas hetimeve të SPAK në mënyrë abuzive, "EURO ALB" ka fituar tender padrejtësisht.

Sipas dosjes, mjetet e punës që ajo përdorte s'kanë paguar taksat në shtet, ishin të pasiguruar e mjete pa certifikatë pronësie. Që një firme të fitojë tendera duhet së pari të ketë mjete të rregullta pune, të mos ketë gjoba e taksat në shtet, por t'i ketë të gjitha të paguara.

Po ashtu në dosje bëhet e qartë se firma nuk kishte as kokoret e nevojshme mbrojtëse për punëtorët dhe as jelekë. Kur duheshin 100 kokore ajo ka pasur vetëm 30. 

Report Tv ka zbardhur një ditë më parë parë dosjen hetimore se si kjo firmë "EURO ALB" mori tenderin në bashkëpunim me kryebashkiakun Fatos Tushe. Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk & Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin. Këtu "hyn në lojë", kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë. 

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa akuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar