Arrestimi i 12 personave për kultivim kanabisi, Balla: Presim të tjera operacione si ky

Arrestimi i 12 personave për kultivim kanabisi, Balla: Presim të tjera operacione si ky

1720882535_balla.JPG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin “Old Plant”, ku u ndaluan 12 persona dhe 4 u shpallën në kërkim për kultivim kanabisi.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri tha se lufta e Policisë së Shtetit ndaj narkotizmit vijon të jetë sistematike, ndërsa theksoi se pret operacione të tjera si ky

“Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky”, përfundoi Balla.


Lajmi kryesor:

Kultivuan kanabis në malësinë e Krujës gjatë vitit 2021 - 2022, 12 të arrestuar, 4 në kërkim (EMRAT)


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë