Kultivuan kanabis në malësinë e Krujës gjatë vitit 2021 - 2022, 12 të arrestuar, 4 në kërkim (EMRAT)

Tirane- 12 persona  banues në Kamëz dhe Krujë janë arrestuar ndërsa 4 janë në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

Operacioni policor i finalizuar nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, u kodua “Old plants”.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për 16 shtetas dhe janë vendosur 3 vendime për kontrolle banesash për 3 shtetas të tjerë.

Të arrestuar
Janë ekzekutuar masat e sigurisë 'arrest me burg' për:
 1- Elez Asllanaj, 57 vjeç
 2- Artur Asllanaj,26 vjeç
 3- Ilir Velja, 52 vjeç
 4- Ylli Celami, 48 vjeç
 5- Erion Shehi,26 vjeç
 6- Fatjon Zalla,41 vjeç
 7- Idajet Dervishi,  43 vjeç
 8- Ram Dervishi, 39 vjeç
 9- Lutfi Asllanaj, 53 vjeç
10- Dritan Kamberi, 25 vjeç
11- Ilir Hysa,  52 vjeç
12- Flamur Murataj - 52 vjeç

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës, informoi sot policia e Tiranës e cila publikoi dhe pamje të operacionit të arrestimit. 

Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Arrestimi i 12 personave për kultivim kanabisi, Balla: Presim të tjera operacione si ky

1720882535_balla.JPG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin “Old Plant”, ku u ndaluan 12 persona dhe 4 u shpallën në kërkim për kultivim kanabisi.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri tha se lufta e Policisë së Shtetit ndaj narkotizmit vijon të jetë sistematike, ndërsa theksoi se pret operacione të tjera si ky

“Lufta kundër prodhimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vazhdon të jetë sistematike në të gjithë territorin. Përgëzime Drejtorisë së Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për operacionin e koduar “Old plants” dhe çmontimin e një rrjeti kriminal me 16 persona të vendosur para drejtësisë, që shfrytëzonte Malësinë e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike. Presim të tjera operacione si ky”, përfundoi Balla.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'