Arrestimi i kolegëve për ryshfet, mjekët në ditën e dytë të protestës! Stroni: Drejtësia në presion e merr vendime abuzive, distancohemi nga aktet korruptive

Mjekët e Spitalit të Traumës vijojnë ditën e dytë të protestës për për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Meminit, 34 vjeç, dhe Ervin Sulajt, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Doktor Gentian Stroni ka folur në emër të mjekëve duke nënvizuar dhe një herë sipas tij mënyrën abuzive se si janë lënë në burg dy mjekët pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet familjes së Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në maskrën e Velipojës. Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në burg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion.

Ai nuk la pa komentuar edhe një deklaratë të mbajtur dje nga mjeku Myftar Torba që justifikoi 'bakshishet'. Stroni distancohet në emër të të gjithë mjekëve duke nënvizuar se dënon rëndë korrupsionin. 

Gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, mjekët thanë se arrestimi i kolegëve të tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit. Sipas tyre problem në vendin tonë është sistemi dhe se zgjidhja nuk është kjo mënyrë. Ata theksuan se duhet autonomi spitalore.

Ata kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë, pasi sipas tyre arrestimi i dy kolegëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj nuk zgjidh problemin e korrupsionit.

Mjekët akuzohen për korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Mjekët Sulaj dhe Memini janë lënë në burg nga gjykata. Ndalimi i tyre u bë në ambientet brenda Spitalit të Traumës, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë  për kryerjen e operacionit.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli, nëna e të plagosurit, ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se "do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit", por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Kaq ka mjaftuar që policia e cila kishte në përgjim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë me 27 qershor me katër të vrarë, ku i plagosur është edhe djali i tyre 17 vjeçar Elmidin Dyli për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:38
Mjeku Stroni: 2 kolegët nuk duhet të jenë në burg, drejtësia është në presion dhe merr vendime abuzive! Dënojmë rëndë mitmarrjen dhe korrupsionin

 

Në ditën e dytë radhazi të protestës, Gentian Stroni ka folur në emër të mjekëve duke nënvizuar dhe një herë sipas tij mënyrën abuzive se si janë lënë në burg dy mjekët pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet familjes së Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në maskrën e Velipojës.

Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në burg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion.

"Në nenin 228 janë 3 pika, e para të ketë rrezikshmëri sociale. Pika e dytë të prishë provat dhe pika e tretë të largohet nga vendi. Këta mjekë asnjërën prej këtyre kritereve për tu mbajtur në burg nuk e plotësojnë. Mbajtja e tyre në 'arrest me burg' është bërë pa prova dhe thjesht në dyshime. Pra, deri sa të marrë vendime  Kjo drejtësi është duke shkelur të drejtat e qytetarëve. Ndoshta edhe për shkak të presionit që kanë mbi drejtësinë. Ne dalim vetëm për të qenë solidarë me atë kolegë deri në momentin kur vërteton provat. Sindikata e dënon aktin e mitmarrjes por deri në momentin kur do të ndodhë kjo gjë nuk mund dhe nuk duhet që këta persona të qëndrojnë në burg. Për momentin po qëndrojnë pa shkak në burg", tha mjeku Stroni teksa nënvizoi se vendimi është marrë vetëm mbështetur tek një prove të takimit të familjarit me mjekun.

Sa i përket një deklaratë të mbajtur dje nga mjeku Myftar Torba që justifikoi 'bakshishet', Stroni distancohet në emër të të gjithë mjekëve.

"Ne dje kemi lexuar një deklaratë të sindikatës që kemi qenë të gjithë dakord. Pas kësaj dhënia e mendimeve individuale të secilit prej nesh, apo fantazitë e ndryshme, kjo nuk është pjesë e mendimit të të gjithëve. Ju ftoj ta ripostoni këtë lloj deklarate me qëllim që të mos ketë keqinformim të publikut", tha ai.

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dauti: 09/07/2021 13:34

    Jane te pafytyre keta maskarenj! Protesta e tyre tregon qe keta jane te korruptuar deri ne palce. Tregon qe keta duhen fshire nga profesioni i nderuar i engjejve me bluza te bardha, keta jane djaj!

    Përgjigju
  • Sokrat: 09/07/2021 11:18

    Lat kokrren e namit drejtesia. E sakatuat kte vend Si ore fusni ne burg doktorat per nje kafe dhe mbani president e kryeminister te kalbur nga pasuria korruptive. Turp!

    Përgjigju
    • Lala: 09/07/2021 18:16

      Te gjith ne burg kush abuzon kaq... Duke perfshir edhe kryeminister ish kryeminista president etj.ponper momentin keta doktori qe marrin dhurata 500 mij lekeshe se dhurata merr dhe mreti.jo or jo ka nje ligj sa esht vlera e dhurates mbi ate vler quhet korrupsion.e 500 mij esht disa her me shum se ajo qe quhet dhurat ne ligj.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën