U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal

U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal

Foto ilustruese

SHKODËR - 41-vjeçari Bledar Cafi i arrestuar mbrëmjen e djeshme në SHkodër është dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai u arrestua nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku dë të vijojë dënimin e tij.

Më datë 4 qershor të 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vite dhe 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha.

“Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale ‘Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘Trafikim droge në sasi të mëdha’. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana” – njofton policia.

Policia nuk bën me dije detaje lidhur me aktivitetin kriminal të Bledar Cafit. Ky i fundit i përket familjes Cafi në Shkodër ku pak më herët Shqiptarja.com ka zbardhur pasurinë e plotë të familjes.

"Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.

Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër. Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tophansi: 26/01/2021 09:08

    Po ne Belgjik ashte i denuar perjet?

    Përgjigju
    • shkodra: 02/09/2022 15:49

      sa mir e din ti a ke ken aty

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët