Sipas burimeve, Adi Çoba u arrestua në rrugë, menjëherë pasi doli nga banesa e tij në qytetin e Durrësit. Ai ka qenë prej tre ditësh në monitorim nga disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policise Durrës ku u kryen procedurat.
Sipas informacioneve, që prej momentit kur është shpallur në kërkim në maj 2025, Çobo nuk ka dalë në asnjë moment jashtë territorit të vendit, por ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhë në Shqipëri.
Disa herë i është kerkuar policisë arrestimi i tij, por nuk është kryer. BKH ka patur informacion gjithë kohën që ai lëvizte në Durrës.
Lajm në përditësim….
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











