Gjykata themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të pezullohet vendimi për ndalimin dhe arrestimin e Albin Kurtit – kandidatit për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurti akuzohet për përdorim të armës, apo mjetit të rrezikshëm në vazhdimësi, akuzë që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në legjislaturën e kaluar, kur opozita pengonte në forma të tilla kalimin e Demarkacionit dhe Asociacionit.
“Pezullohet përkohësisht ekzekutimi i urdhëresës për ndalimin, arrestimin dhe dërgimin në qendër të paraburgimit të akuzuarin, Albin Kurti”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com