Në prill të vitit 2017, 19-vjeçari shqiptar Xhoi Musaj u vra në bregun e një liqeni në qytetin e Ulmit në Gjermani dhe trupi i tij u hodh në ujë. Pas hetimeve të autoriteteve gjermane rezultoi se vrasja ishte kryer për gjakmarrje për një ngjarje të ndodhur vite më parë në Shqipëri. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se dy autorët shqiptarë të vrasjes, një 47-vjeçar dhe Alidon Marqeshi që u arrestua me lëndë narkotike në Tiranë, donin të hakmerreshin për vdekjen e një njeriu të vrarë në vitin 2000 në Elbasan, 17 vite para se të kryhej vrasja në Gjermani.
Të dy shqiptarët joshën viktimën në prill 2017 për ta dërguar deri tek liqeni ku më pas e goditën 8 herë pas koke me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Xhoi Musaj ishte nipi i vrasësit të vitit 2000 në Shqipëri. Familja e Musajt, në atë kohë, ka qenë në dijeni se i riu është kërcënuar me vrasje për hakmarrje sipas rregullave të së drejtës zakonore të kanunit, sapo ka mbushur moshën madhore. Kjo ishte arsyeja pse ai u largua në drejtim të Gjermaninë me nënën dhe vëllain më të vogël, por sërish nuk i shpëtoi vdekjes.
Vrasësit e tij dyshohet se morën dijeni për vendndodhjen e 19-vjeçarit përmes postimeve të tij në llogarinë e rrjetit social Facebook. Njëri prej vrasësve, 47-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte disa vite që jetonte në Gjermani dhe kishte në pronësi një lavazh atje. Dy vite pas ngjarjes, drejtësia gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen në bashkëpunim të Xhoi Musajt.
Lajmi kryesor:
I shpallur në kërkim për vrasje për hakmarrje në Gjermani në 2017, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Në makinë iu gjet kokainë (EMRI)
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë
14 Janar, 20:15
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19