I shpallur në kërkim për vrasje për hakmarrje në Gjermani në 2017, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Në makinë iu gjet kokainë (EMRI)

TIRANË- Rreth 6 vite pas vrasjes për hakmarrje në Gjermani të Xhoi Musajit, autori 34-vjeçar Alidon Marqeshi është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ishte një kontroll rutinë që e vuri pas hekurave Alidon Marqeshin, pasi në mjetin e tij tip ‘Benz’ u gjend një sasi kokaine. Nga aty nisi verifikimi për 34-vjeçarin nga ku u verifikua se Alidon Marqeshi ishte i shpallur në kërkim në vitin 2017 nga autoritetet gjermane, dyshohet se për vrasje.

Ka qenë prilli i vitit 2017 në Gjermani ku 19-vjeçari Xhoi Musaji u vra brutalisht në bregun e një liqeni në qytetin e Ulmit, e më pas trupin e tij, Marqeshi e hodhi në ujë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se pas hetimeve të autoriteteve gjermane rezultoi se vrasja ishte kryer për gjakmarrje për një ngjarje të ndodhur vite më parë në Shqipëri.

Dy autorët shqiptarë të vrasjes, një 47-vjeçar dhe Alidon Marqeshi që u arrestua me lëndë narkotike në Tiranë, donin të hakmerreshin për vdekjen e një njeriu të vrarë në vitin 2000 në Elbasan, 17 vite para se të kryhej vrasja në Gjermani. Të dy shqiptarët joshën viktimën në prill 2017 për ta dërguar deri tek liqeni ku më pas e goditën 8 herë pas koke me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Xhoi Musaj ishte nipi i vrasësit të vitit 2000 në Shqipëri. 

Familja e Musajt, në atë kohë, ka qenë në dijeni se i riu është kërcënuar me vrasje për hakmarrje sipas rregullave të së drejtës zakonore të kanunit, sapo ka mbushur moshën madhore. Kjo ishte arsyeja pse ai u largua në drejtim të Gjermaninë me nënën dhe vëllain më të vogël, por sërish nuk i shpëtoi vdekjes. Vrasësit e tij dyshohet se morën dijeni për vendndodhjen e 19-vjeçarit përmes postimeve të tij në llogarinë e rrjetit social Facebook.

Njëri prej vrasësve, 47-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte disa vite që jetonte në Gjermani dhe kishte në pronësi një lavazh atje. Dy vite pas ngjarjes, drejtësia gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen në bashkëpunim të Xhoi Musajt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Arrestimi i Alidon Marqeshit në Tiranë, në 2017 vrau për hakmarrje Xhoi Musajin në Gjermani! Report Tv zbardh ngjarjen (FOTO)

1686571796_1686571658xhoimusaj.jpg

Në prill të vitit 2017, 19-vjeçari shqiptar Xhoi Musaj u vra në bregun e një liqeni në qytetin e Ulmit në Gjermani dhe trupi i tij u hodh në ujë. Pas hetimeve të autoriteteve gjermane rezultoi se vrasja ishte kryer për gjakmarrje për një ngjarje të ndodhur vite më parë në Shqipëri. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se dy autorët shqiptarë të vrasjes, një 47-vjeçar dhe Alidon Marqeshi që u arrestua me lëndë narkotike në Tiranë, donin të hakmerreshin për vdekjen e një njeriu të vrarë në vitin 2000 në Elbasan, 17 vite para se të kryhej vrasja në Gjermani.

Të dy shqiptarët joshën viktimën në prill 2017 për ta dërguar deri tek liqeni ku më pas e goditën 8 herë pas koke me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Xhoi Musaj ishte nipi i vrasësit të vitit 2000 në Shqipëri. Familja e Musajt, në atë kohë, ka qenë në dijeni se i riu është kërcënuar me vrasje për hakmarrje sipas rregullave të së drejtës zakonore të kanunit, sapo ka mbushur moshën madhore. Kjo ishte arsyeja pse ai u largua në drejtim të Gjermaninë me nënën dhe vëllain më të vogël, por sërish nuk i shpëtoi vdekjes. 

Vrasësit e tij dyshohet se morën dijeni për vendndodhjen e 19-vjeçarit përmes postimeve të tij në llogarinë e rrjetit social Facebook. Njëri prej vrasësve, 47-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte disa vite që jetonte në Gjermani dhe kishte në pronësi një lavazh atje. Dy vite pas ngjarjes, drejtësia gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen në bashkëpunim të Xhoi Musajt.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/06/2023 01:52

    Cfare fytyre e vdekur nga jeta,emocionet e ndjenjat,bir i akullit e peshkaqenit! Me burgim te perjetshem eshte denuar dhe ky nga gjermanet?

    Përgjigju
  • Alban: 12/06/2023 14:50

    Saga e kafsheve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës