Kryeministri Edi Rama, në kongresin e PS-së është ndalur në fjalën e tij duke komentuar edhe arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia është individuale, ndërsa mban përgjegjësi si reagon ndaj shkelësit.
‘Përgjegjësia është individuale. Ata mbajnë përgjegjësi sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin. Këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban PS, këtu në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe më urdhër të kryeministrit, prokuroria nuk ekzekutonte flet-arreste, nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra njerëzve. Kryeministri thoshte pa pikën e turpit do pres vendimin e formës së prerë. Fakti që nuk jemi si ata është medalja e nderit për ne, është fleta jonë e lavdërimit.’- tha Rama.
“Cuditërisht për mua ka plot njerëz sot që përgjatë rrjedhjes së ngjarjeve domethënëse të kohëve të fundit nuk e shikojnë atë që duket e qartë si drita e diellit: Vendosmërinë dhe vërtetësinë e Partisë Socialiste në përpjekjen për të hapur një rrugë të re për Drejtësinë: Ky është lajmi. Edhe më thonë – i keni dëgjuar, - A je ti përgjegjës pse e zgjodhe këtë dhe pse e zgjodhe atë? A thua se në rrugëtimin e kësaj jete fajin e ka kush të jep besim, dhe jo kush e shkel besimin e marrë. E kam thënë 1000 herë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit është indivuduale, jo kolektive. Një kryeministër, një kryetar partie, një familje politike, nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar i familjes e humbet PIN-in, kur i thonë fjalës, dhe del nga rruga e ligjit. Jo! Ata mbajnë përgjegjësi për sesi reagojnë ndaj shkelësit të ligjit. Mbajnë përgjegjësi për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin, mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në ruajtjen dhe forcimin e rednit ligjor. Këtë përgjegjësi mban Partia Socialiste. Dhe ku e mban Partia Socialiste këtë përgjegjësi? Këtu, në këtë vend, ku pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe me urdhër të kryeministrit prokuroria nuk ekzekutonte flet arrestet e nxjerra me vendim gjykate nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetra e dhjetra njerëzve. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie dhe kryeministri thoshte pa pikën e turpit: “Do të pres vendimin e formës së prerë”. Parafytyrojeni sikur të tilla gjëra t’i bëja unë. Parafytyrojeni vetëm një sekondë. Por kjo nuk është arsyeja që të na vijë keq, përkundrazi, fakti që nuk jemi si ata është medalje nderi për ne. Fakti që ne nuk bëjmë si ata, është fleta jonë e lavdërimit. Dhe pikërisht këtu është ndryshimi. Ata janë një parti, ne jemi një frymë. Ne jemi brumi. Pa të cilin politika shqiptare nuk gatuan dot asgjë, asnjë gram bukë nuk del. Dhe për këtë arsye atyre iu falet, sepse janë të vegjël, janë mediokër, janë të paaftë, dhe në fund të fundit nuk kanë asgjë në dorë. Ndërsa ne nuk na falet nuk do të na falet kurrë sepse ne jemi të mëdhenj, ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë.
Lajmi kryesor: