Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij, Tomë Gashi, ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klinetit të tij. Ai shprehet se duke qëndruar në këto pohime, shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë sot në Prishtinë është arrestuar klienti im z. Albert Veliu i njohur si "Babalja", shtetas i Shqipërisë. Sipas familjareve te Albert Veliut, atij dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri me 29.11.2018. Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me z. Agron Xhafa vëllanë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.
Sido që të jetë besoj që, Gjykatat në Kosovë do t'i respektojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuar me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë.
Tom Gashi, avokat i Albert Veliut (Babalja)
Lajmi kryesor: