TIRANE - Temo Hodaj është komanduar përkohësisht si Shefi i r ii Zyrës së Interpol Tirana duke zëvendësuar kështu në këtë post ish-drejtorin Artan Bajraktari i cili u arrestua për çështjen “Mark Frroku”.
Lajmi konfirmohet nga burime nga policia për televizionin A1 Report. Sipas të njëjtave burime saktësohet se Hodaj, një prej specialistëve në zyrën e Interpol Tirana ka mbajtur më përpara edhe detyrën e ish-efektivit në Policinë Kufitare, ndërsa tashmë është komanduar në detyrën e re, në mënyrë të përkohshme deri në emërimin e shefit të ri të Interpol Tirana.
Ish-Drejtori Bajraktari u arrestua mbrëmjen e së hënës i akuzuar se ka fshehjur informacionet dhe urdhër arrestin nga autoritetet belge në ngarkim të deputetit kristiandemokrat Mark Frroku. Krahas Bajraktari policia arrestoi edhe Laureta Alla specialiste në zyrën e Interpol në vendin tonë, po për të njëjtën akuzë
Bajraktari dhe Alla janë lënë të lirë ditën e sotme me vendim të gjykatës së Tiranës e cila dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të dy zyrtarët e Interpol. Sipas kërkesës së autoriteteve belge, deputeti Frroku akuzohet për vrasjen e shqiptarit Alekdandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com