Arrestimi i Beqajt, Braçe: Ende s’ka përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe Gërdecit! Peshorja ka humbur ekuilibrin, duhet drejtësi gjithëpërfshirëse

Deputetët socialistë kanë komentuar në hyrje të Kuvendit arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për abuzimet me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte SASPAC. Ligjvënësit socialistë ishin fjalëpakë dhe shumë prej tyre mbajtën të njëjtin qëndrim që vendimet e drejtësisë nuk komentohen.

Nasip Naço: Të flasë drejtësia, kur flet drejtësia heshtin të tjerët. Drejtësia deri në fund.

Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë.

Elisa Spiropali: Ç’është ku ngut, ky zell, gjithë kjo kënaqësi që keni për të vënë mikrofonat për një çështje që do të sqarohet nga drejtësia jo nga ne.

Erion Braçe ishte ai që u ndal gjatë, duke thënë se reforma në drejtësi ka mbështetjen e socialistëve, pasi ajo u krijua pikërisht për të hetuar zyrtarët që abuzojnë me ligjin. Por nga ana tjetër, Braçe thekson se drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, pasi ende nuk ka përgjegjës për viktimat e 21 janarit dhe Gërdecit.

Kam parë vetëm këto lajmet e para, do duhet të kemi informacion me tepër. Sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet me pa një informacion më të zgjeruar për të kuptuar se ca ka ndodhur realisht. Reforma në drejtësi për këtë u bë, për të mbajt përgjegjës zyrtarët që abuzojnë me ligjin, në bazë të fakteve dhe provave për të vërtetuar një kauzë të ngritur ndaj cilitdo individi. Ende s’ka asnjë përgjegjës për 21 janarin ku janë vrarë njerëz, nuk janë vjedhur lek, s’ka përgjegjës për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, për gjëra akoma më të rënda që kanë shënuar historinë e këtij vendi, ky është problemi, apo për cilindo që abuzon me ligjin rruga është e hapur për t’u ndjekur penalisht. I rrezikon fondet? Patjetër në momentin që ka implikime me fondet e BE duhet parë seriozisht gjëja me qëllim që të përmbushim detyrimit që BE vë për paratë e veta. PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban përgjegjësinë. Në momentin që paraqitemi para një gare elektorale, secili duhet të marrë kosto. PS është e angazhuar në një proces të thellë reformimi akoma dhe më të madh brenda saj, qeverisjes dhe legjislacionit që të adresojë korrupsionin.

Peshorja ka humbur ekuilibrin sa kohë në këtë vend merren jetë njerëzish dhe nuk mbahet askush përgjegjës, përkundrazi pjesa më e madhe është në kuvend. Drejtësia duhet të gjithëpërfshirës dhe të mbajë përgjegjës duke nisur nga për ngjarjet më të rënda që ka shënjuar historinë e këtij vendi. Jetën e njeriut s’ka të drejtë ta marrë askush. Këtu nga pushteti është marrë jeta e njerëzve edhe për të vjedhur edhe për të mbajtur pushtetin dhe s’ka ndodhur asgjë.

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua pasi akuzohet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e BE gjatë kohës që drejtonte SASPAC. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Arrestimi i Beqajt/ Ilir Meta: U bë 'kokë turku'! Sa më shumë arrestohen ministra aq më shumë shtohet korrupsioni

1720100108_ilirmeta.JPG

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Për Metën një arrestim i tillë i Beqja nuk ia vlen të diskutohet pasi ai është bërë kokë turku, Sipas Metës, sistemi i korruptiv me këto arrestime bëhet më i fuqishëm.

'Nuk do doja fare ti kushtoja vëmendje kësaj ngjarje banale. Në kuadër të drejtësisë me regji që telekomandon Rama. Konferenca e sotme nuk kishte lidhje me ngjarjen e sotme. Kishte lidhje me tryezë  e djeshme të ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë e dinë se çfarë mashtruesi është Rama për sa i përket premtimit për shëndetësi falas, por edhe për korrupsionin e tmerrshëm, këtu janë vjedhur edhe fondet e BE-së, siç u zbulua që u vodhën edhe fondet e bujqësisë. Të gjithë e kuptojnë se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë që i vjedh Rama. Sa i takon arrestimit, sa më shumë ish ministra apo ministra të Ramës arrestohen aq më në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës. Dhe gjithë thelbi i sistemit mbetet i paprekur, bëhen disa koka turku, në kuadër të regjive të bëra më parë ndërkohë që jemi vendi i parë për korrupsion në Evropë dhe jemi vendi i dytë në botë sa i takon ryshfetit pas Gambias. Ky korrupsion i jashtëzakonshëm shëndetësor që ka një arkitekt, që ka një regjisor, një përfitues kryesor që quhet Edi Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe infermierë apo mjek me maska në forma spektakolare, ku të gjithë e dinë që kë sistem kriminal, është rezultat i vjedhjes skizofrenike që ndodh në këtë sektor nga Edi Rama. BB ka kërkuar transparencë si janë kontrata e shëndetësisë.'

Ora 12:06
Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

1720078755_ilirbeqaj.jpg

Sot ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar për abuzim për fondet e BE në kohën kur drejtonte SASPAK, agjencinë që mbikqyrte fondet e Bashkimit Europian.

Janë miliona euro të takspaguesëve evropianë që janë shpërdoruar ngq kjo agjenci, teksa këtë radhë amnistia ishte e pamundur, pasi edhe abuzimi ka qënë haptaz dhe i drejtpërdrejtë.

Qëndresa Qytetare përshëndet operacionin e SPAK me kërkesën që hetimet skrupuloze të vijojnë edhe për çështjen e sterilizimit, çështë për të cilën Ilir Beqaj nuk mund të amnistohet.

Të njëjtin standard SPAK duhet të ndjekë edhe për abuzimet me fondet e IPARD, ku paratë e dedikuara për fermerët shkuan për politikanë, e biznesmenë.

Ora 10:00
'Koka është Edi Rama', Basha reagon pas arrestimit të Beqajt: Mbështesim SPAK, fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka përshëndetur vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

"Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK dhe e inkurajoj të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

Qytetarët shqiptarë presin drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë që drejtësia t’i shkojë deri në fund aferave korruptive, pasi të gjithë e dinë që peshku është qelbur nga koka. Dhe koka dihet që është Edi Rama", shkruan Basha.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 04/07/2024 21:15

    Edhe koncesionet e shendetesise kane vrare me qindra njerez o Brace. Edhe vjedhja e fondeve te Ipard ka vrare shpresen dhe jeten e njerezve o Braçe. Te dyja njelloj jane! Sa per Spiropalin nuk kam fjale, jo vetem qe i ka pare neper filma por eshte bere vete aktore e paturp filmash papergjegjshmerie.

    Përgjigju
  • DYLBER REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/07/2024 18:38

    Erjon Braçe ke shum tē drejt po plerat e pa drejtēsis duhet ti kishit fshir nga sistemi drejtēsis. Pra ti dhe partia jote jeni dhe ju shum fajtor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë