Arrestimi i Beqajt, Tabaku: Turp i madh, jeni të zhytur në llumin e korrupsionit! Gogu: Ish-ministrat tuaj të Shëndetësisë jetojnë si pashallar

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku ka folur në Kuvendit lidhur me arrestimin e Ilir Beqajt ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se është një turp i madh që Beqaj akuzohet për shpërdorim të fondeve të BE.

Tabaku hodhi akuza se ata që kanë pasur pozicione vendimmarrje janë të zhytur në korrupsion.   

“Beqaj është për shpërdorim të fondeve të BE dhe shyqyr që fusin fjalën integrim në çdo fjali dhe shyqyr që përmendim procesin e integrimit në çdo fjalim në parlament. Të na thoni neve që ju keni flamurin e luftës ndaj korrupsionit, ku jeni të zhytur të gjithë, ata që kanë qenë në vendimmarrje të gjithë në llumin e korrupsionit, për mua kjo është e papranueshme. Për të gjitha këto unë kam folur dhe jam sulmuar. Kam folur për Ilir Beqajn dhe janë ngritur dy ambasador dhe janë larguar nga takimi me Ilir Beqajn dhe ju e vutë atje dhe sot ai është turp i madh. Ilir Beqaj është turp i madh dhe dyfish më i madh, kur lajmi bëhet për shpërdorim fondesh të BE. Për këtë jeni ju që mbani përgjegjësi dhe nuk ka komision që ju shpërlan nga ky turp”, tha ajo.  

Në replikë ndaj Tabakut, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gogu hodhi akuza ndaj ish- ministrave të shëndetësisë së PD, për të cilët tha se edhe pse kanë punuar vetëm si ministrër shëndetësie, sipas tij sot ata jetojnë si pashallar.

“Korrupsioni në shëndetësi ka qenë i ulur këmbëkryq që kur ka është krijuar shteti shqiptar dhe ju keni disa ish-ministra tuaj që nuk kanë bërë punë tjetër veçse ministër shëndetësie dhe vazhdojnë që të jetojnë si pashallar. Mos u justifikoni me rolin e bilbil fryrësit mund të bëni çudi, nuk luftohet korrupsioni ashtu, por korrupsioni luftohet kur bëhemi bashkë dhe bëjmë një kornizë ligjore, siç bëmë me reformën në drejtësi se ju na latë në mes të rrugës, pasi ikët se e kuptuat që po përgatitet kjo gjëja. Ju vini këtu dhe na tregoni ne korrupsionin, po ju vazhdoni i bini bilbilit”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

LIVE- S'ka interpelancë me Ramën për këshilltarin e jashtëm rumun, deputetët e PD bllokojnë foltoren! Bardhi: Pse emëroi Florian Coldean! Çuçi: Ju ulët Fazliç në këshillin e sigurisë


S.B/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Shuhet zjarri në Dhërmi nga zjarrfikësit, në Llogara vijojnë të përhapen flakët të favorizuar nga era (VIDEO)

Shuhet zjarri në Dhërmi nga zjarrfikësit, në Llogara vijojnë të përhapen flakët të favorizuar nga era (VIDEO)