Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë së Shtetit SPAK që ka çuar në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka. Berisha hodhi akuza se me ndihmën e Edi Ramës ai ka grabitur 100 mijë m2 tokë në Velipojë, ndërsa shtoi se akuzohet edhe për vrasje njerëzish.
‘Sot është njoftuar arrestimin e disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin. Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka një nga banditët kryesor një njeri që me ndihmën e Edi Ramës ka grabitur ndoshta rreth 100 mijë m2 në Velipojë. Akuzohet edhe me vrasje njerëzish. Pëllumb Gjoka ka një motel këtu të cilin Edi Rama i ka dhënë apo donte ti jepte 5 yje dhe kazinonë. Pëllumb Gjoka ishte po aq i afërt me Edi Ramën sa dhe vetë Damian Gjiknuri. Mbi Plumbin ishte Bistri. Bistri është një nga eksponentët kryesor të krimit në Shqipëri dhe në Ballkan drejtonte drejtorinë operacionale të policisë së shtetit. Është një hajdut ordiner tek autor i it ë gjitha llojeve të dhunimit të ligjit. Ky është vetëm fillimi i SKY regjistrimit’- tha Berisha.
Biznesemenë, prokurorë, komisarë policie dhe të tjerë janë arrestuar nga SPAK, nën akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, ku midis të tjerash është zbardhur dhe një vrasje. Në pranga deri tani raportohet se ka rënë Oltion Bistri, specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, detyrë të cilin e mori pak ditë më parë pasi mbante postin e Shefit të Operacionales, Xhevahir Lita, prokuror i qarkut Kukës, Astmer Bilali, anëtar i bandës së Bajrave, Ardit Hasanbenga, ish Shefi i Seksionit për Krimet, Pëllumb Gjoka, biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë, Edmond Preka, shoqërues i Pëllumb Gjokës.
Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri për të cilin tha se është i lidhur me aferën e inceneratorëve. Berisha bëri një krahasim mes tij dhe Ahmetajt e shtoi se nëse këtij të fundit i gjetën vila, Gjiknurit do t’i gjejnë hotele.
‘Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.
Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.’- tha Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar megaopiracionin e SPAK ditën e sotme.
Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë
Gjynah qe ke qene president dhe kryeminister i shqiptareve ,seose he tellall qe vetem shfryn dhe genhen.SPAKU po heton krimin dhe mos u habit kur te fusi byrzylyket dhe ty e klanit tend.Vazhdo se gallate po shohim dhe do shohim me ty
PërgjigjuOpleher pse nuk vdes.si te le zoti gjall. po ste gjen gje tz se je per te keqn e ketij vendi.kryemafiozi eshte argoita berisha
PërgjigjuShefat e komisariateve jane kthyet ne kamikaz. i ka zene semundja e lekut,per lek zhdukin dhe njeres. Rasti i Kocoles ne fshatin tone ka lidhe me kriminelin Olti agolli,ishe shefi policis ne sarande,i cili e di mire ku jane varrosur,mbasi ka darkuar me vrasesit.Po shume shpejte do dali e verteta.
PërgjigjuO sale po te vin radha dhe ty pa merak do e shohesh legen sa shpejt vjen gushti dhe shtatori e kush flet ti qe ja kalon te gjithë ketyre se je kryekrimineli me i ndyr i shqiperis ti je jashtqitja e Shqipërisë.
PërgjigjuSaliu po spiunin shokun e kapur, bën sikur s'e njef si shok. Rama i tha SPAKut kapeni shokun se s'e njof më.
PërgjigjuSalih kërma, të pelqen SKAP-i ëëë, a qën a qën
PërgjigjuThuhet që ka ligje,(që të mos mendoj që ka dhe Maliq)kur do të veproj dhe për thashethemet e këtij po nuk solli fakte në vëndin e duhur.Ka sëmurë të gjithë njërzit me pandërkushmërin etij klasike.
PërgjigjuKy duhet hetuar per mosdenoncimin e krimineleve,pasi duket se i di,si ortak apo si kundershtar,por i di. Pse nuk ndihmon drejtesine me denkncime konkrete? Kerkon shantazhin per te mbajt levizjen klandestine te tij?
Përgjigju