Arrestimi i Dakos/ Frrok Çupi: Me ato akuza brenda 3 ditëve mund të lirohet, SPAK veproi me emocion! Minxhozi: Standart i dyfishtë i drejtësisë

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangush Dako i cili u la në burg nga GJKKO nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste të ndryshme ka sjellë reagime të shumta në skenën politike duke bërë të komentohet edhe si një ‘shfaqje’ nga ana e SPAK.

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV e komentoi urdhrin për arrestimin e Dakos si një standart të dyfishtë që sipas tij po përdoret nga SPAK duke argumentuar se ka politikanë të tjerë të cilët duhet të hetohen për akuza shumë më të rënda si ajo e 21 janarit të vitit 2011. Ai tha mes të tjerash se SPAK po vepronte në këtë mënyrë duke u përfshirë nga entuziazmi që të pëmbushë pritshmëritë e qytetarëve.

“Entuziazmi i fshehtë ose jo i fshehtë i SPAK-ut vjen nga një faktor i tretë që nuk ka të bëjë me Dakon mendoj unë, që ka të bëjë me pandëshkueshmërinë. Dako merr shpresën që po shuhet te një opinioni publik, me SPAK kishte të tjera pritshmëri, e sot po kthehet në zhgënjim”- tha analisti.

Nga ana tjetër, gazetari Frrok Çupi tha se akuzat e SPAK-ut ndaj Dakos kanë rënë. Ai tha se duke parëse për çfarë akuzohet, ish kryebashkiaku mund të lërë qelinë brenda 3 ditëve. Ndërsa tha se SPAK ka eleminuar ‘institucionin e flagrancës’ duke mos arrestuar më persona të kapur në momentin e kryerjes së veprës penale.

“SPAK-u është emocionuar. Në raportin e fundit që lëshoi SPAK për Vangjush Dakon kishin rënë dy kolonat e akuzës.  Nëse ne këtu dërgojmë padi në SPAK, nuk e shohin me sy ose të kthen përgjigjie  Janë njerëzit më të padrejtë që mund të ketë në botë sa kam vërtetuar deri më sot. Po shkelin rëndë deantologjinë e drejtësisë. Kanë shuar institucionin e flagrancës. Nëse drejtësia kudo në botë qoftë e Athinës apo e Londrës, eleminon institucionin e flagrancës nuk është më drejtësi. Sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të kapur në flagrancë.  Me ato që kam lexuar, ti e kupton se për 3 ditë do jetë jashtë qelie. Nuk ka ku të rrijë me një gjë ku thuhet se ka firmosur me vonesë”-tha Çupi.

Nga ana tjetër, ish kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko tha se arrestimi i Dakos ishte një spektakël i orkestruar. Ndërsa e cilësoi reagimin e Ramës si tepër të relaksuar, Bejko tha se drejtësisë mund t’i kthehet në boomerang çështja e arrestimit të Dakos nëse nuk ka provat e mjaftueshme për ta mbajtur në burg.

“Këtë herë Rama ishte më i relaksuar, ndryshe kur amerikanët e shpallën non-grata. Jetojmë në kohën e spektaklit. Mendoj se në këtë kuadër është bërë e gjithë kjo reklamë. Nëse është kështu siç e thoni ju nuk ëhstë e re. Ndodh që e reklamojnë me bujë të madhe. Kështu ndodhte edhe me  Drejtësisë mund ti kthehet në boomberang nëse nuk ka provat e mjaftueshme. Sepse nëse gjykata vendos ta lirojë atëherë spektakli shuhet”- tha Bejko.

GJKKO caktoi masën ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste të ndryshme gjatë kohës që ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë së dytë më të rëndësishme në vend. Ai është transportuar në burgun e Durrësit ku po mbahet në qelitë e paraburgimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:13
Arrestimi i Dakos, Minxhozi: Viti 2011 veç lejes së 'fajshme" prodhoi edhe 4 të vrarë në karrierën e dy ‘reformatorëve’ të së djathtës

 

Për analistin Skënder Minxhozi, arrestimi i Vangjush Dakos përveç të tjerave tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë. Ai solli në vëmendje faktin se teksa Dako akuzohet për një leje ndërtimi të vitit 2011, po atë vit dy personave që pretendojnë të marrin drejtimin e PD iu vranë katër qytetarë në bulevard.

Në ‘Real Story’ Minxhozi u shpreh se nuk ishte nevoja që Vangjush Dako apo të tjerë të trajtoheshin me një lloj teatri me 40 kamera. Kjo pasi në fund rezultoi që ish-kryebashkiaku ishte dorëzuar vetë dhe nuk u arratis.

“Nëse e marrim si proces arrestimin e Dakos, ka nisur një lekundje e mitit te paprekshmërise. Jemi ende në fillime. Nuk paragjykoj të hetohet Dako, por rënia e mitit vjen edhe nga nje klimë ku sot ka më shume fjalë sesa vepra, por drejtohemi drejt njëstine ku do ketë disa procese te nxehta. Viti 2011 prodhoi jo vetëm lejen e ndërtimit të ‘fajshme’ të Dakos, por edhe dy karriera të dy personave kur në 21 janar vriteshin njerëz dhe sot po punojnë për reformimin e së djathtës. Trajtimi i Dakos, standard i dyfishtë. Jemi ne kushtet e një diskriminimi pozitiv që favorizon opozitën. Entuziazmi i fshehtë vjen nga nje faktor i tretë që ka të bëjë me fenomenin e pandëshkueshmërisë. Dako merr shpresën që po shuhet te një opinioni publik, me SPAK kishte të tjera pritshmëri, e sot po kthehet në zhgënjim. Dako si shumë të tjerë më lart se ai, duhet të ishte trajtuar në një forme tjetër dhe jo me këtë lloj teatri me 40 kamera. Dhe në fund doli që është dorëzuar vetë nuk ka ikur” – tha Skënder Minxhozi për Real Story në Report TV. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë