TIRANË-  GJKKO la sot në burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste. Në seancë Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Pretendimet e kryebashkiakut se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender nuk i kanë bindur togat e zeza. Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati. Avokati i tij, Petrit Ismaili u shpreh se prokuroria nuk paraqiti fakte dhe vendimi ishte i ngutshëm ndërsa theksoi se do e provojnë se Dako nuk ka kryer vepër penale. Edhe për shëtitoren që SPAK pretendon se fondi limit u rrit për një presje dhjetore, që e zgjedhori projektin nga 2.04 hektarë në 20,4 hektarë, avokati i Dakos pretendon të kundërtën, se gafa është e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar edhe foton ekskluzive të Dakos në sallën e gjyqit. Seanca nisi me vonesë, ndonëse ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00, ajo nisi rreth orës 12:00. Kjo për shkak se fillimisht u bë pritja e një prej të pandehurave, e cila ka masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa më pas avokatët janë njohur me aktet. Pas 2 orësh seancë, gjyqtarit iu deshën edhe 2 orë të tjera për të argumentuar vendimin në Dhomë Këshillimi.  Edhe 1 ish bashkëpunëtor është lënë në burg, 4 në arrest shtëpie, 1 detyrim paraqitje dhe 3 mbeten në kërkim.

1686221061_dako.jpg

Dako në burgun e Durrësit

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie por sërish u la në burg. Gjatë seancës që zgjati rreth 2 orë, avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore. 
Në orët e vona të mbrëmjes, Dako është transportuar drejt burgut të Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Akuzat

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.  Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë.

Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

Të akuzuarit në dosjen e SPAK dhe masa e sigurisë

Arrest me burg
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. 
Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunimin. 
Arrest shtëpie
Firzilet HajdëriAkuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Detyrim paraqitje
Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Në kërkim
Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:57
GJKKO i caktoi masën e sigurisë, Dako transportohet në burgun e Durrësit, ku ndodhen Lefter Koka dhe Alqi Bllako të arrestuar për inceneratorët

1686221061_dako.jpg

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në burgun e Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Ora 16:55
Avokati i Vangjush Dakos: Nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, do e provojmë që nuk ka kryer vepër penale! Akuza për tenderin, lapsus i prokurorisë

 

Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha se vendimi për ‘arrest me burg’ është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet. Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sipas avokatit, akuza për tenderin është lapsus i prokurorisë dhe këtë do e provojnë.

“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.

Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij si kryetar bashkie nëpërmjet organeve kolegjiale si dhe nëpërmjet strukturave organike të miratuara. Çdo strukturë  ka përcaktuar detyrat dhe nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike që ka në vartësi.

Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.

Ora 16:47
I arrestuar për shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Vangjush Dakon! Ndryshon masa e sigurisë për disa prej zyrtarëve të akuzuar

1686065652_vangjushdako.jpg

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë për zyrtarët dhe ish zyrtarët e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë si më poshtë:

Adnand Tocilla, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest shtëpie (ndryshuar)

Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi (ndryshuar)

Diana Dedja, specialiste e urbanistikës. Masa e sigurisë: Detyrim Paraqitje

Personat në kërkim të cilëve u është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’:

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Ora 14:20
Dako mohon akuzat e SPAK: Për shëtitoren s’kam shkelur asnjë procedurë! S’kam pasur dijeni sa kate është pallati

1686221061_dako.jpg

Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.

Ora 12:43
I arrestuar për shpërdorim detyre, Report Tv siguron foton ekskluzive të Vangjush Dakos në GJJKO

1686221061_dako.jpg

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të ish-kryebashkiaku të Durrësit, Vangjush Dako në sallën e gjyqit në GJJKO. Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre dy herë, do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa është i pranishëm në sallë.

Ora 09:36
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO, do të njihet me masën e sigurisë

 

Ish kryebashkiaku i Durrësit  Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.