“Një ditë e rëndësishme të historisë 30 vjeçare të shtetit shqiptar”  kështu e cilësoi ditën e sotme të arrestimit të dhëndrit të ish kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ish kryeministrin Sali Berisha.

"Për herë të parë po preken familje që kanë pasur një imunitet absolut politik dhe ligjor. Pavarësisht se mund të fshihen se pas preteksteve se po dënohen politikisht është fakt i njohur që me privatizimin e kompleksit Partizani kemi pasur një abuzim të pastër të pushtetit që ka qenë në funksion të familjes” analizon Brizida Gjikondi në një intervistë për Report Tv.

E quan të turpshme dhe konferencën e Sali Berishës pak pasi u mësua arrestimi i dhëndrit të tij

Berisha vërtetoi se  ndau dhe përçau PD për ditë si kjo e sotmja që ta përdorë si piedestal të çirret se po e dënojnë politikisht.  Berishës nuk i takon të hiqet sikur është avokati i familjes. E shëmtuar ishte dhe pjesa kur u mor me gruan e kryeministrit aktual. Kjo vërteton se ‘huqi del me shpirtin”. Berisha nuk heq dorë të merret me gratë”

Për Gjikondin dita e sotme është e rëndësishme pasi u dha një mesazh se tashmë familjet e cakutara të klasës politike e kuptojnë dhe vetë se "nuk kanë më atë imunitet që pretendonin të kishin".