Arrestimi i djalit të deputetit, Balla: Këtu ndahemi nga ata që kemi përballë, përpara ligjit të gjithë të barabartë

Kryetari i grupit parlamentar socialit, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist u shpreh se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndryshe nga Saliu dhe Luli, shkruan Basha, të cilët sipas tij i shpëtuan Prokurorisë. 

Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, falë Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhrat e organit të akuzës. Barazia para ligjit per ne nuk eshte slogan po parim themelor ne fjalen tone, ne reformat dhe qëndrimet tona. Ndalimi i djalit te deputetit na ndan qarte edhe njehere nga ata qe kemi përballë! Sepse jo vetëm nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojme kunder saj, po e mbeshtesim plotesisht. Drejtësia duhet ta thote fjalen e saj deri ne fund dhe shpresoj shume qe edhe autoret dhe heroi i Babale Dyshit te marrin ate qe takon nga organi i akuzes!

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ligjvënësi socialist u denoncua nga ish-oficeri në arrati, Emiljano Nuhu se ishte i pranishën në momentin kur ai u kërcënua me jetë nga Xhelal Rrahja, vëllai i deputetit Rrahma Rraja, për të lënë të lirë djalin e këtij të fundit i cili ishte kallëzuar për ushtrim dhune nga Xhisiela Maloku. Balla mohoi akuzat në adresë të tij ndërsa u shpreh i gatshëm të përballej me prova dhe fakte me oficerin Nuhu. Por sipas hetimeve të SHÇBA, rezulton se Nuhu nuk ka qenë fare në zyrën në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik kur pretendon se është kanosur me jetë, ndërsa gjithashtu nuk është konstatohet as prezenca e personave të përmendur nga ish-komisari në ambientet e komisariatit të policisë.

Ndersa gjithashtu rezultoi se nga komunikimit telefonike në Whatsapp ai kishte njohje me të kallëzuarin, të cilin e ka takuar edhe në një bar-kafe në Unazën e Re në Tiranë, takim i cili është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. 

Ndërkohë, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv, socialisti Balla tha se, nëse djali i deputetit rezulton fajtor për dhunën e ushtruar ngda Xhisiela Malokut, atëherë ai duhet të arresohet. Balla u shpreh i gatshëm gjithashtu edhe për ngritjen e një komisioni hetimor nëse opozita e kërkon një gjë të tillë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/09/2018 18:40

    Mbasi plasi skandali keshtu ndodh. Je i peshtire o bixhozxhi.

    Përgjigju
  • Balla: 30/09/2018 18:02

    Qrveri e lidhur totalisht me krimin. O popull mos rrini ne heshtje. Cuhuni i madh dhe i vigel dhe protestoni. Konsiderojeni sikur ju ka ndodhur feminjeve tuaj. Si kur tu bie ju sdo te dini ku te futeni. Te shporren keta horra dhe bandite qe snjohin familje. Njohin drogen dhumen hajdutllekun dhe poshtersin.

    Përgjigju
  • Hou: 30/09/2018 15:52

    Vertet o kok pitbull e ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren