Arrestimi i Doshit e Frrokut, BE-
SHBA: Prokuroria të bëjë detyrën

Arrestimi i Doshit e Frrokut, BE-<br />SHBA: Prokuroria të bëjë detyrën
TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas arrestimit e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Nëpërmjet një deklarate për mediat ambasada e SHBA-së ka ripërsëritur thirrjen e saj që Prokuroria dhe të gjitha organet e drejtësisë duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre në zbatim të ligjit.

Ndërkohë që në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se të gjitha partitë politike në vendin tonë duhet të largojnë nga radhët e tyre individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt.

Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Reagimi i BE
Në lidhje me arrestimin e dy deputetëve të mazhorancës Doshi dhe Frroku, ka reaguar edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, duke kërkuar që t’u lihet organeve të drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Ndërkohë që e pyetur gjatë një aktiviteti në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë lidhur arrestimin e ligjvënësve dhe nëse kjo ndihmon në ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, Vlahutin kërkoi që çështja të mos komentohet duke ju përmbajtur asaj që kishte thënë më parë që të lihen institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre.

“E rëndësishme është zbatimi i ligjit, që është dhe shtylla kurrizore. Ka institucione të shtetit, ka prokurori dhe të gjithë presim nga këto institucione të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Nuk mendoj se duhet të komentojmë, por t’i lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre”, ka thënë Vlahutin.  

Ambasadorja e BE-së ishte e pranishme në publikimin e “Studimit kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë – Perceptime dhe Realitete”,  ku merrnin pjesë edhe ministrja e integrimit europian Klajda Gjosha dhe përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së hapur në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot