Arrestimi i Dritan Rexhepit, Prokuroria i përcjell Ministrisë së Drejtësisë dosjen për ekstradim! Manja: Ia dërgojmë autoriteteve turke fillimin e javës që vjen

Prokuroria e Tiranës ka përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë dokumentacion për ekstradimin nga Turqia në Shqipëri Dritan Rexhepajt, pas arrestimit më 8 nëntor. Në një prononcim për gazetarët, Manja tha se dokumentacioni është i plotë dhe do t’u dërgohet autoriteteve turke shuëm shpejt, fillimin e javës që vjen.

“Ministria e drejtësisë në rastin konkret bën vetëm ndërmjetësin ndërmjet dy autoriteteve tona. Dokumentacioni që ka mbërritur në ministri është i plotë dhe shumë shpejt do ua nisim autoriteteve turke”, tha Manja.

Në garë me Shqipërinë për ta ekstraduar “mbretin e arratisjeve” është edhe Italia, e cila ndihmoi autoritetet turke në gjurmimin e Rexhepit dhe më pas në arrestimin e tij në një vilë në periferi të Stambollit. Por edhe Anglia dhe Belgjika. Manja tha se ai është shtetas shqiptar dhe se do bëjnë të gjitha përpjekjet për ta ekstraduar. 

Dritan Rexhepi është shtetas shqiptarë. Shqipëria natyrisht do të bëjë të gjitha përpjekjet që ai të ekstradohet në Shqipëri ku ka edhe një proces ku është në hetim dhe gjykim. Kështu që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të jemi ne që do ta ekstradojmë Dritan Rexhepin.

Pjesë e dosjes do të jenë të gjitha vendimet në ngarkim të Dritan Rexhepit, të dhëna nga gjykatat shqiptare, dënimi për vrasjen e 2 policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1998, bashkëngjitur provat konkrete edhe për porositjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës me porosi të bosit të kokainës nga burgu ku ndodhej në Ekuador. Në garë me Shqipërinë për ta ekstraduar “mbretin e arratisjeve” është edhe Italia, e cila ndihmoi autoritetet turke në gjurmimin e Rexhepit dhe më pas në arrestimin e tij në një vilë në periferi të Stambollit. 

Pasi arriti të largohej nga Ekuadori në 2019, edhe pse ishte dënuar me 13 vjet burg atje për trafik droge, Dritan Rexhepi mendohet se shkoi në Turqi për ta zhvendosur aktivitetin e tij atje. Turqia si një vend i madh me porte në Mesdhe dhe Detin e Zi mund të jetë parë nga Rexhepi si terren për aktivitetin e tij kriminal në një kohë që vendet e BE shtrënguan gjithnjë e më shumë masat dhe kontrollet kundër trafikut të drogës. Eksperti i organizatës Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar thotë se nëse Rexhepi ka shkuar në Turqi, kjo do të thotë se ekziston një rrjet në këtë vend, të cilit ai mund ti besojë.

Rexhepaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria në janar 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që e ka shpallur Dritan Rexhepajn fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, “vrasjes me dashje”, të kryer në bashkëpunim, dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c-25, 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK