Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, Ministria e Drejtësisë kopsit dosjen, ia dërgon Ministrisë së Jashtme për të kërkuar ekstradimin nga Turqia

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan Rexhepit për t'u dërguar më pas në drejtim të ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e "mbretit të kokainës" i cili u arrestua më 8 nëntor në Stamboll. 

Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë:

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t'u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023.

Vetë ministri Ulsi Manja në 17 nëntor u shpreh para gazetarëve se dosja e SPAK dhe e Prokurorisë së Përgjithshme për Dritan Rexhepin, kishte mbërritur në ministrinë e Drejtëisë.  Në garë me Shqipërinë për ta ekstraduar “mbretin e arratisjeve” është edhe Italia, e cila ndihmoi autoritetet turke në gjurmimin e Rexhepit dhe më pas në arrestimin e tij në një vilë në periferi të Stambollit. Por edhe Anglia dhe Belgjika. Manja tha se ai është shtetas shqiptar dhe se do bëjnë të gjitha përpjekjet për ta ekstraduar. 

Pjesë e dosjes do të jenë të gjitha vendimet në ngarkim të Dritan Rexhepit, të dhëna nga gjykatat shqiptare, dënimi për vrasjen e 2 policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1998, bashkëngjitur provat konkrete edhe për porositjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës me porosi të bosit të kokainës nga burgu ku ndodhej në Ekuador. Në garë me Shqipërinë për ta ekstraduar “mbretin e arratisjeve” është edhe Italia, e cila ndihmoi autoritetet turke në gjurmimin e Rexhepit dhe më pas në arrestimin e tij në një vilë në periferi të Stambollit. 

Pasi arriti të largohej nga Ekuadori në 2019, edhe pse ishte dënuar me 13 vjet burg atje për trafik droge, Dritan Rexhepi mendohet se shkoi në Turqi për ta zhvendosur aktivitetin e tij atje. Turqia si një vend i madh me porte në Mesdhe dhe Detin e Zi mund të jetë parë nga Rexhepi si terren për aktivitetin e tij kriminal në një kohë që vendet e BE shtrënguan gjithnjë e më shumë masat dhe kontrollet kundër trafikut të drogës. Eksperti i organizatës Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar thotë se nëse Rexhepi ka shkuar në Turqi, kjo do të thotë se ekziston një rrjet në këtë vend, të cilit ai mund ti besojë.

Rexhepi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria në janar 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që e ka shpallur Dritan Rexhepajn fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, “vrasjes me dashje”, të kryer në bashkëpunim, dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c-25, 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 22/11/2023 12:13

    Nuk ashtë vonë pët Irakianët me pranu Drejtsin,me përkrah të vërtetën,me i njoftë Shyptarët dhe djepin e NJERËZIMIT,duhet ta kuptojn se hallalli nuk shkatrrohet,ky ashtë vetëm fillimi me katastrofa natyrore,a doni hala ? ose pranoni Drejtsin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër