Arrestimi i dy ish drejtorëve të
Kserës, se abuzuan me spotin TVPDF

Arrestimi i dy ish drejtorëve të<br />Kserës, se abuzuan me spotin TVPDF
TIRANE- Dy ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar nga policia dhe dy ish-zyrtarë po të këtij dikasteri janë shpallur në kërkim për shpërdorim fondesh publike dhe falsifikim dokumentesh zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekësh të reja. Arrestimi dhe shpallja në kërkim e katër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Punës, në kohën që drejtohej nga Spiro Ksera ka ardhur pas masës së sigurisë së lëshuar nga gjykata e Tiranës, ndërkohë që po për këtë procedim penal, janë pezulluar nga detyra edhe katër zyrtarë aktualë të këtij institucioni.
 
Arrestimet

Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se gjatë një operacioni të realizuar në orët e pasdites janë arrestuar Ilir Ibrahimi, 45 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, ish-drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës dhe Besnik Dema, 51 vjeç, banues në Tiranë, ish-përgjegjës i Sektorit të Financave në Ministrisë së Punës. “Veç tyre, në kërkim janë Kleves Bitro, 37 vjeç, i shpallur në kërkim, ish-Drejtori i Kabinetit të ish-ministrit Ksera dhe Murat Mehmeti, 49 vjeç, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës”, deklaroi policia.

Më tej, policia tha se në përfundim të hetimeve të kryera prej një viti, gjykata ka vendosur për këta katër persona “arrest me burg”, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh publike dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. “Ata dyshohet se duke organizuar aktivitete kulturore fiktive, kanë shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekësh ndaj shtetit shqiptar”, deklaroi policia, e cila shpjegoi se hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndërkaq, po për këtë dosje janë shkarkuar nga detyra katër zyrtarë aktualë të Ministrisë së Punës, por nuk janë bërë publik emra e tyre.
 
Prokuroria

Sipas të dhënave nga prokuroria, hetimi për këtë çështje ka nisur më 6 tetor të vitit 2011, pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila ka denoncuar funksionarë të lartë të MPCSSHB për veprime në kundërshtim me ligjin gjatë organizimit të aktivitetit “1 Maji” , Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve’. Me datë 21 maj 2012, në Prokurorinë e Tiranës është depozituar edhe kallëzimi penal i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në ngarkim të punonjësve të Ministrisë së Punës “shpërdorim detyre”. Sipas kallëzimit, gjatë organizimit të aktivitetit për festën e 1 Maji-t 2010, është vepruar në kundërshtim me ligjin për organizimin e këtij aktiviteti, ku janë konstatuar mungesa të shumta për dokumentimin e aktivitetit, duke vlerësuar dëmin ekonomik në vlerën rreth 9 milionë lekë të reja.

Spoti televiziv
 Me date 30.04.2010 eshte lidhur kontrata e sherbimit midis MPCSSHB perfaqesuar nga Ministri dhe subjektit Xxxx shpk, per organizimin e aktivitetit ‘1 Maji Dita Nderkombetare e Punetoreve’. Subjekti Xxxx shpk , me date 05.05.2010 ka leshuar faturen tatimore te shitjes per bleresin MPCSSHB ne Shumen 19.800.000 leke. Me date 26.05.2010 nga ana e MPCSSHB eshte leshuar urdheri I shpenzimit per kalimin e kesaj shume ne favor te Xxxx shpk.Ne vijim te hetimeve eshte kerkuar informacion televizioneve ku sipas ofertes se paraqitur nga subjekti fitues do te transmetohej spoti televiziv per festen e 1 MAji-t.

Eshte provuar  se nga ana e anetareve te Komisioneve te ngitura me urdher te Ministrit jane konsumuar elemente te veprave penale te falsifikimit te dokumenteve, parashikuar nga nenet 186/3 e 25 te K.Penal. Duke qene se subjekti Xxxx shpk ka kontraktuar me tre televizionet dhe subjektin P…. qe ne datat 27.04.2010 dhe 28.04.2010 , konkurimi rezulton te jete bere fiktiv , pasi nga dokumentacioni rezulton se oferta e subjektit fitues te jete protokolluar ne Ministri me date 29.04.2010 dhe  kontrata qe e ka shpallur fitues eshte lidhur me date 30.04.2010, pra subjekti fitues eshte paracaktuar dhe nuk ka patur konkurim.
 
Hetimet

Pra, gjatë hetimeve ka rezultuar se me urdhër të ministrit të Punës është kërkuar ngritja e Komisionit për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve për aktivitetin, ku në përbërje ishin Murat Mehmeti, Kryetar i Komisionit, Kleves Bitro, F. Batusha, Ilir Ibrahimi dhe Besnik Dema anëtarë të Komisionit. Vlera për organizimin e këtij aktiviteti ishte caktuar 19 milionë e 800 mijë lekë të reja. Për këtë organizim është kontraktuar një subjekt privat, por në vijim të hetimeve ka rezultuar se fituesi është nxjerrë me veprime abuzuese.

Prokuroria ka provuar se nga ana e anëtarëve të Komisioneve të ngritura me urdhër të ministrit, janë falsifikuar dokumentet, kështu që konkursi ka qenë fiktiv. Pa, subjekti fitues është paracaktuar dhe nuk ka pasur konkurrim. Në këto kushte, prokuroria i është drejtuar gjykatës për katër ish-zyrtarët, ku dy prej tyre u arrestuan, ndërsa dy u shpallën në kërkim. Prokuroria tha se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes. Por, përveç kësaj dyshohet se të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim kanë shpërdoruar gjithashtu një shumë parash në lidhje me projekte për komunitetin rom dhe projekte të tjera.
 
 
1.          Kleves Bitro i biri i Simonit dhe Nikoletës dtl 22.12.1976 lindur në Korçë dhe banues në Tiranë rr. Sadik Petrela pall.nr.1 “Shpallur në Kërkim”, ish Drejtor Kabineti
2.         Murat Mehmeti i biri i Arif dhe Shkurtes dtl 01.03.1964 banues në Tiranë, “Shpallur në Kërkim”
3.         Ilir Ibrahimi i biri i Faikut dhe i Fillores dtl 25.02.1968 lindur në Përmet dhe banues në Tiranë ap. 13 hyrja nr.1 “I Ndaluar”, shefi i financës
4.         Besnik Dema i biri i Ibrahim dhe i Sabiha dtl 03.03.1962 banues në Tiranë. “I ndaluar”, ish sekretar i përgjithshëm
 

MBI AUDITIMIN E USHTRUAR NË MINISTRINE E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA (SPOTET TELEVIZIVE)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?