Vetëm 2 orë para se të vihej në pranga ditën e djeshme, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. 113 mijë eurot janë të efektivit edhe pse nuk ka deklaruar asgjë para kolegëve te tij. Mesditën e të martës ai u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi', brenda së cilës u gjet sasia e parave.

Pak minuta para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk eshte ndaluar në momentin që ishte me të. Efektivi Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Altin Morina dyshohet se ka lidhje edhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke. Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Efektivi i RENEA-s i cili është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special akuzohet për shpërdorim detyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Lidhja e efektivit të RENEA-s me grupet kriminale, si e ndihmoi trafikantin që shiste kokainë: Ishte miell, jo lëndë narkotike

1678809409_finalprojekt.00352701.Still021.jpg

Efektivi i RENEA-s Altin Morina që u arrestua dje dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet të ndryshme kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Ai dyshohet se ka lidhje me Kreshnik Halilajn, të cilin e ka ndihmuar duke i fshehur provat.

Sipas asaj që mësoi Report Tv, Morina dyshohet të ketë thënë se kokaina e gjetur në banesën e Halilajt nuk ishte lëndë narkotike por miell buke. 40-vjecari Kreshnik Halilaj u arrestua në korrik të vitit 2021 dhe operonte në zonën e ‘Allias-it’ në Tiranë, ku shiste 3500 lekë një dozë kokainë.

Ora 11:19
U arrestua dje, efektivi i RENEA-s mbronte të afërmit e Ervis Martinajt nga ndonjë atentat i mundshëm

Altin Morina, efektivi i RENEA-s që u arrestua dje dyshohet se ka lidhje edhe me grupin e Ervis Martinajt. Para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.