Arrestimi i Encës, Zhaklin Lekatari: Nuk hidhet dikush në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familja e saj

Arrestimi i Encës, Zhaklin Lekatari: Nuk hidhet dikush në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familja e saj

Enca Haxha dhe Zhaklina Lekatari

Policia e Tiranës arrestoi dje këngëtaren Enca Haxhiaj pasi në banesën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën dhe sekuestruan 5 vazo të mbjella me kanabis sativa. Këngëtarja pranoi para hetuesve se i kishte mbjellë vetë pasi sipas saj është përdoruese. Lidhur me arrestimin e saj ka reaguar edhe Zhaklin Lekatari e cila në emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë opinionin e saj. Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

“Mua më vjen keq që gazetaria në vendin tonë është kthyer në një gazetari skandalesh dhe gjëja e parë që pashë sot në mëngjes ishte se të gjitha portalet kishin të njëjtën ngjarje copy- paste.  Ne kemi dëshirë të flasim të bëjmë thashetheme, të spiunojmë të denigrojmë dhe kryesisht gratë. Në një vend si Shqipëria ku flitet e flitet vazhdimisht për kultivimin e kanabisit më bën për të qeshur që personat që punojnë në institucione dhe që disa prej tyre janë edhe në kërkim, dhe që janë ata që bëjnë politikat e këtij vendi dhe kanë në dorë të ardhmen tonë, për ta nuk flitet dhe ata nuk lakohen, ndërkohë që këngëtarja jonë Enca ndodhet në të gjitha mediat dhe emri i saj sigurisht do të  lakohet edhe për ditët në vazhdim, do të bëhen lajme dhe meme për të nga të gjithë dhe për këtë më vjen shumë keq.  Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të linçohen dhe të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Edhe mua më bën përshtypje se kush e ka lajmëruar policinë dhe më duket si hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/09/2023 12:51

    Ai gjygjtar që e ka liru do zoti ja jep aty ku e ka më të dhimshme ishalla. Kan fut në burg njetëz për cigare bar me dënime me nga 7 vjet. Po deshën të hapin dosjet e të shofin dënimet që kan dhon për 200leksha të vjedh.

    Përgjigju
  • Adi: 14/09/2023 08:40

    Paska folur nëna Terezë.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'