Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij do jetë në fletën e votimit

Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij do jetë në fletën e votimit

1683884371_fredibeleri.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas arrestimit të tij për akuzën për blerje votash, ka sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.


Lajmi kryesor:

U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës