Arrestimi i Fredi Belerit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule: S’ka asnjë arsye ta mbajnë në qeli! Duan të rrëmbejnë bashkinë e Himarës

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri duhet të lirohet menjëherë. 

Dule e cilësoi procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit një parodi ndërsa theksoi se vendimi ka qenë i paralajmëruar. Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

Po ashtu, Dule theksoi se nuk ka asnjë arsye politike apo juridike që Beleri dhe Pandeli Kokoveshi të vijojnë të qëndrojnë të ndaluar.

‘E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohet menjëherë. Avokatët janë njohur dhe qëndrimin zyrtar mund ta shprehin ta. Ishte një vendim i paralajmëruara. Kemi një proces parodi, qëllimi ëhstë një dhe i vetëm të rrëmbejnë përfaqësimin e Himarës.’- tha Dule.


Lajmi kryesor:

U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës