Arrestimi i Fullanit, drejtimi i Bankës së Shqipërisë i kalon Elisabeta Gjonit
TIRANE, 6 Shtator/ATSH/- Procedura për zëvendësimin e postit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë parashikohet në ligjin e BSH. Në nenin 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, thuhet: Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. […]
Procedura për zëvendësimin e postit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë parashikohet në ligjin e BSH. Në nenin 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", thuhet: Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. Në rast se guvernatori mungon ose është në pamundësi për të vepruar, zëvendësguvernatori i parë vepron në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë.
Në bazë të kësaj, drejtimin e Bankës së Shqipërisë aktualisht e merr në dorë zv.Guvernatorja e parë, Elisabeta Gjoni.
Arrestimi i Guvernatorit i jep të drejtë Kuvendit që të kërkojë shkarkimin e tij nga detyra. Deri në momentin që Guvernatori nuk ishte arrestuar Kuvendi nuk kishte asnjë mundësi për të ndërmarrë procedurë për ta shkarkuar.
Pavarësisht mungesës së Guvernatorit, Këshillimi Mbikqyrës, i drejtuar nga zv.Guvernatorja, ka për detyrë që të drejtojë mbledhjet si dhe të marrë vendimet e nevojshme në lidhje me zhvillimet ekonomike.
Por, në nenin 47 të ligjit për Bankën e Shqipërisë nr. 8269 datë 23.12.1997 parashikohen rastet për shkarkimin e guvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. "Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi në qoftë se ai ose ajo:
a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 46;
b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës
shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo
mjeshtërinë;
d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.
Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 142, datë 17.11.2011, Ardian Fullani është rizgjedhur si Guvernator i Bankës së Shqipërisë./ATSH/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3088
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24