Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar në kohë rekord arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka publikuar mbrëmjen e vonë të së premtes lajmin e arrestimit të kreut të BSH në zyrën e tij, me akuzën për shpërdorim detyre gjatë vjedhjes së supozuar të 6.63 milion dollarëve të grabitura nga thesari i Bankës.
Reuters shton se guvernatori u kishte bërë qëndresë për një kohë relativisht të gjatë protestave dhe peticioneve të qytetarëve që kërkonin shkarkimin e tij. Përmendet edhe përpjekja e një prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për ta rrëzuar atë, përpjekje e cila dështoi pasi u mund nga 5 votat e anëtarëve të tjerë. Ardian “Fullani kishte fituar një lumë votash nga Këshilli Mbikëqyrës, ndaj ndihej i sigurt”, citon Reuters. Ndërsa Daily Mail shton se arrestimi i Fullanit erdhi 5 javë pas arrestimit të punonjësit të Bankës, Ardian Bitraj, i cili ka pranuar vjedhjen e parave gjatë 4 viteve.
Në lidhje me këtë, Fullani kishte thënë që është një rast i rëndë, por i izoluar. Më tej, e përditshmja britanike shton se Fullani kishte marrë një mandat të dytë në vitin 2011, dhe në atë kohë kishte mbrojtur suksesin e tij duke thënë që kishte zbuluar një vjedhje dhe po bashkëpunonte me banka të tjera qëndrore për të gjetur prova për vjedhjen.
Fundi i hetimeve të rastit në fjalë, sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe FMN-së, do të sjellë edhe një ndryshim të mundshëm në ligjin që rregullon veprimtarinë e Bankës qendrore. “Associated Press” shton se kreu i BSH Fullani është punonjësi i 17 i bankës që është arrestuar. Arrestimi i Fullanit ka bërë bujë edhe në mediat të tjera botërore si dhe ato të profilit ekonomik si Fox Business, Bussinesweek etj.
/Shqiptarja.com

VIDEO