Arrestimi i Gentian Malindit për 137 kg kokainë, flet për Report Tv babai: Një informator e spiunoi, ishte i fshehur maleve dhe fushave! Është i pafajshëm

Gentian Malindi, i cili ka qenë në kërkim për sasinë prej 137 kg kokainë të kapur në vitin 2019 në Portin e Pireut por që ishte nisur për në Portin e Durrësit, u arrestua ditën e djeshme në një automjet në lëvizje në Vorë. Babai i tij, Ilir Malindi, në një intervistë të dhënë për Report Tv pretendon se djali i tij është totalisht i pafajshëm dhe se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe.

“Dua t’ju korrigjoj për ato 137 kg drogë. Nuk ekzistojnë, nuk ekzistojnë as 2 kg në procesverbalet që i janë nisur gjykatës. Nuk ka një provë të vetme, i kemi kërkuar. Prokuroria mashtron. Ne do të kërkojmë gjykim të zakonshëm për të mbledhur të gjitha provat. SPAK nuk ka asnjë gram nga ato që pretendon. Në këto kushte im bir është fshehur, në Shqipëri ka qenë. Është fshehur maleve, fushave, gjithkund. Më mirë që u arrestua që të jetë vetë në gjykatë të sqarojë.  Ka nisur procesi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. E ka bërë prokurorinë në shtojcë të prokurorisë greke, duke shkelur edhe sovranitetin”, tha Ilir Malindi në 'Sot live në Shqipëri'. 

Sipas tij SPAK është shndërruar si një institucion inkuizicioni.

“Këtu të fusin pa prova dhe pastaj të kërkojnë prova. Kjo është një nga shfaqjet që ndodh këtu. Të marrin të arrestojnë dhe pastaj të kërkojnë provat. Për këtë shkak ai edhe u fsheh, është krejtësisht i pafajshëm, pse duhet të bënte burg?  Ka filluar hetimi në kundërshtim me ligjin. Prokurori duhet të futej në burg. Është kthyer në institucion inkuizicioni. Po të mori SPAK je i dënuar më vdekje”, tha Malindi.

Z. Malindi tha në bashkëbisedimin me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri se djali i tij u arrestua pasi policia u informua përmes një informatori që ishte pranë tij.

Kujtojmë se në lidhje me këtë çështje Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me Ardian Begën dhe 12 vite e 6 muaj për Adrian Begën, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë. Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg.  Myslihaka dhe Begaj, me anë të një çante nxorën 22 pako që ata mendonin se ishte kokainë, por nga ana tjetër rezultoi se me dorëzim të kontrolluar ishte lëndë e përzier kokainë e me oriz, pasi nga porti i Pireut në Greqi, hetuesit grekë dhe ata shqiptarë kishin vendosur të bënin një dorëzim të kontrolluar, duke i vendosur ngarkesës dhe GPS. Ka qenë Myslihaka dhe Begaj që nën drejtimin e Malindit kanë kryer veprimet në Portin e Durrësit.  Për porositësin e kokainës, Gentian Malindin ishin  pezulluar hetimet pasi deri sot nuk ishte arrestuar.

Si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen