Gjashtë të arrestuarit në operacionin e SPAK të quajtur “Metamorfoza” mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë do të qëndrojnë në burg. Gjykata Speciale rikonfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistrin, drejtuesin e prokurorisë së Kukësit Xhevahir Litën, biznesmenin Pëllumb Gjoka, Astmer Bilalin, Ardit Hasanbengën dhe Edmond Prekën. Në burg mbetën edhe Sabjan Troshani e Nehat Fojleta që u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë, maska, shuma monetare etj. 

Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar. Ndër të tjera ai është shprehur se Pëllumb Gjoka ka mohuar të ketë lidhje me çështjet si dhe që është pronar i pronave që figuron në media.

“Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca.”- tha Manjani.

Seanca duhet të niste  në orën 8.30 të mengjesit, por avokatët kërkuan dy orë pushim për tu njohur me dosjen. Të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, avokatët kërkonin kohë që të dispononin vendimin e dhënë në mungesë nga GJKKO dhe më pas të bënin mbrojtjen për klientët e tyre. Po SPAK e konsideron dosjen si të mbuluar nga sekreti hetimor duke ju kërkuar avokatëve të mos ta fotografojnë atë dhe as të mos mbajnë shënime prej saj, por ta lexojnë dhe të bëjnë mbrojtjen në gjykatë.

Procedimi penal i Spak është regjistruar me akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar. Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit.

Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit  dhe Gent Tafilit

Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Dulit dhe Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

1690541851_spak.JPG

 

Xhevahir Lita, Oltion Bistri, Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbega

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Arrestimi i Pëllumb Gjokës, avokati: Klienti im mohoi të ketë lidhje me akuzat, s’është pronar i atyre që thuhen në media

 

Avokati Ylli Manjani tha se biznesmeni i arrestuar, Pëllumb Gjoka ka thënë se nuk ka lidhje me akuzat ndërsa ka mohuar se është pronar i pronave që thuhen në media.

“Gjithë ky nxitim i shërben futjes në sherr të njerëzve. Unë nuk them dot që me atë që ka deklaruar Pëllumb Gjoka ka mohuar se ka qenë pjesë e këtyre dhe se është pronari i atyre pronave që thuhet në media.”- tha Manjani.

Ora 13:27
Arrestimi i Gjokës/ Avokati: S’ka përgjime e as akuza, janë indice të policisë! SPAK është nxituar që caktoi masë, si gjithmonë

 

Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar.

“E para e punës dua t’iu them që s’ka asnjë akuze zyrtare në çastet që flasim. Statusi legal dh procedural i Gjokës është se asnjëri i atyre është i pandehur. Duke mos qenë i pandehur s’ka as akuza. Në kor aty mendojmë që gjithë kjo ka nisur mbi incident policore, nuk janë përgjime. Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca.

Mos merrni njerëzit më qafë, janë të gjitha spekulime. Prokuroria në pikëpamjen time, është treguar premtuare dhe e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte kërkon prova shtesë për ato që thotë.”- tha Manjani.

Ora 13:21
Arrestimi i Gjokës/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit

 

GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit "Metamofoza" dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Ora 09:50
Në Gjykatë për t’u njohur me masën, ndërpritet për 2 orë seanca për Gjokën dhe 5 të arrestuarit e tjerë

1690462526_adad.jpg

Ndërpritet seanca, avokatët kërkojnë dy orë kohë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.