Arrestimi i gjyqtares dhe zyrtarëve në Gjykatën e Krujës/ Kim: SPAK po bën detyrën, mos u shpërqendroni nga propaganda
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, ambasadorja e SHBA-së, e cilëson si një arritje të SPAK. Nga Durrësi, Kim tha se ky operacion është një përgjigje për të gjithë që nuk besojnë të Reforma në Drejtësi.
Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, ambasadorja e SHBA-së, e cilëson si një arritje të SPAK. Nga Durrësi, Kim tha se ky operacion është një përgjigje për të gjithë që nuk besojnë të Reforma në Drejtësi. Kim ka pasur edhe një apel për skeptikët, duke thënë se duhet të shohin rezultat e punës së institucioneve të reja të drejtësisë dhe të mos shpërqëndrohet nga propaganda që thotë të kundërtën.
“Reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, që SPAK nuk ka për të funksionuar kemi gabim, ju inkurajoj që të shihni të gjitha hapat e SPAK, të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë. Report Në drejtësi nuk është një mrekulli, ajo ndodh hap pas hapi dhe prandaj duhet të zhvillohet dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin që të zhvillohet dhe të ecë përpara. Duhet që ta shtyni veten që të shkoni kundër skepticizmin, shikoni çfarë SPAK po bën, policia, mos e lërë që të shpërqendroheni nga propaganda”, tha Kim.
Ditën e sotme pas hetimit disa mujor të SPAK, u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani. Mes të arrestuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim flet për emrin e radhës: Mund ta them në fund të ditës së sotme, jam në bisedime për diçka shumë të rëndësishme
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është pyetur nga gazetarët edhe për apelin e saj që partitë politike të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se kjo nuk duhet bërë për ambasadat, por për votuesit shqiptar, ndërkohë që paralajmëroi edhe diçka të rëndësishme që do të japë sot pasdite, lidhur me këtë çështje.
Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?
Yuri Kim: Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë.