Goditja e grupit që falsifikonte teste COVID me 40 euro, pamje nga baza në Tiranë ku ‘vulosej’ logoja e laboratorit

Kjo është internet kafeja në kryeqytet e kthyer në bazë për falsifikimin e fletëve të analizave për testin COVID pa shkuar në laborator, që më pas përdoreshin për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gazetari Sokol Dema raporton se internet kafeja ndodhet në rrugën "Zihni Sako", pranë zonës së Oxhakut në Tiranë.

Dje me urdhër të prokurorisë së Tiranës janë ndaluar 15 persona mes tyre dhe dy mjekë të cilët jepnin teste COVID false, kundrejt pagesës 35-40 euro. Hetimi nga organi i akuzës nisi pas kallëzimit të një administratori të një laboratori në kryeqytet. Në kallëzim thuhej se fletë të analizave për testin COVID të falsifikuar me logon e këtij laboratori dhe po përdoren për të lëvizur në mënyrë të parregullt në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, pa bërë analizat në laborator.

Pas verifikimeve fillestare prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar ndalimin e 15 personave, mes të cilëve dy mjek, një inxhinier i OSHEE-së, dhe 12 persona të tjerë. Prokuroria ka kërkuar ndalimin e mjekut laborant në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Klodian Muharremi, mjeken Marinela Kalaja dhe inxhinierin e OSHEE, Igli Çela. Po ashtu, urdhër-ndalimi është dhënë edhe për Eltjon Kolën, Klodjan Krasniqin, Blerim Cibakun, Erblin Prengën, Artur Danin, Alfred Canin, Mario Bicjan, Xhuliano Senkon, Ervin Hoxhën, Taulant Kamberin, Eraldo Kalemajn dhe Ermir Koçin.

Të gjithë këta persona kanë bashkëpunuar me organizatorin kryesor, duke i gjetur klientë për falsifikimin e testeve të COVID-19.

1624357132_1624355727COVIDTESTE.jpg

Internet kafeja ku bëhej falsifikimi i fletëve të analizave për testin COVID

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite